E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajla Përnaska: I vetmi humbës është Edi Rama, gratë të lenë grevën e urisë

“Si qytetare e Tiranës, si mbrojtëse e të drejtave të grave dhe jo vetëm si deputete, të drejtohem ty z.Rama! Z. Rama, të jesh në krye të një force politike, nuk do të thotë të luash me fatet e vendit tënd, jetën e nënave, dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Z. Rama, të ndihesh i humbur ti si individ, apo si politikan qoftë, nuk do të thotë se është e humbur gjithë shoqëria. Edhe ju vetë e dini mirë z.Rama, se kriza juaj, nuk është krizë e shqiptarëve, që drama juaj personale, nuk është dramë e Shqipërisë. Në emër të profesionit tejet fisnik të mjekut, ju bëj thirrje z.Rama, të mos luani me shëndetin e njerëzve, burra e gra qofshin, por lejoni shërbimin shëndetësor të jetë pranë tyre. Në emër të nënave, mos cenoni dinjitetin e femrave të partisë që sot drejtoni, por merrni qoftë dhe për një moment kurajon të provoni ju vetë grevën në vend të tyre. Por e vetëquajtura “kauza” juaj, d.m.th marrja e pushtetit me çdo mjet, nuk është kauza e nënave shqiptare, kauza e tyre është integrimi, është lëvizja e lirë e fëmijëve të tyre”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›