Shqiptarët e dinë se ç’fsheh Rama poshtë çadrave, militantët janë shndërruar në vegël qorre të kryetarit
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli
“Për të dymbëdhjetën ditë, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci dhe pinjollët e tjerë të bllokut mbajnë të mbyllura për kujdesin shëndetsor zyrtar dyert e burgut që kanë krijuar në mes të bulevardit të Tiranës, duke treguar në këtë mënyrë se të ngujuarit në burgun e tyre i trajtojnë si skllevër e janë të aftë tu ndalojnë atyre edhe të drejtat më elementare që ua garanton Kushtetuta e vendit dhe Konventat ndërkombëtare për të burgosurit, robërit apo grevistët. çfarë fshehin Rama, Ruçi dhe bllokmenët e rinj me moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor në burgun e tyre ne nuk na intereson. Atë çdo qytetar shqiptar e merr vesh vetë. Por jemi këtu për të dënuar këtë qëndrim çnjerëzor dhe kujdesin e militantëve fanatikë të Partisë Socialiste që me bluza të bardha shkelin çdo rregull dhe çdo kod etik e moral të shërbimit shëndetësor duke u shndërruar në vegël qorre të kryetarit të partisë së tyre vetëm e vetëm për qëllime politike anti - humane e barbare”.