E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anri Sala ekspozon në Majami

Ndalesa e radhës e Anri Salës është në Majami. Artisti
bashkëkohor shqiptar ka çelur një ekspozitë të tijën në
Muzeun Bashkëkohor të Artit në Majamin e veriut. Gazetat
e huaja e kanë komentuar si një performancë të veçantë artistike,
një komunikim mes gjuhës së
muzikës, videos, kinemasë.
E titulluar "Purchase Not By
Moonlight" (Të mos blihesh
nga ndriçimi i hënës), Sala
ka prekur tema të nxehta në
diskutimet e ditëve të sotme,
siç është ajo mes kohës dhe
hapësirës, apo zhvillimet
individuale e shoqërore në
vendet e Evropës Lindore,
veçanërisht pas rënies së
komunizmit. Një shprehje
të tillë Sala e arrin përmes
fragmente instilacionesh,
skulptura, apo edhe projektimin
e sekuencave të 7 filmave të realizuar nga viti 2000 deri në
ditët e sotme. Secila nga këto mjete artistike që Anri Sala ka
zgjedhur të prezantojë në ekspozitën e tij, plotëson një aspekt të
idesë qendrore. Vetë Sala është një artist që ka provuar të rritet
në një vend nën regjimin komunist, i cili tashmë jeton në Berlin
dhe ekspozon në muzetë më të njohur të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›