50 premtimet LULI na kujtojnë 50 mashtrim-krimet e pushtetit SALI
Fushata e kandidatit SALI, Lulëzim Basha po bëhet me një tematikë premtimesh, që në fakt janë akt-akuzë e plotë dhe konkrete për shefin e tij Sali Berishën. Çdo premtim i kandidatit LULI, ka lidhje me një zullum, mashtrim dhe krim të bërë prej pushteteve të Sali Berishës, që prej vitit 1992, kur shqiptarëve iu premtua po prej SALIUT, se do të kishin jetën parajsë. Fushata e bërë prej kandidatit LULI, ngjason me një proces gjyqi, ku ai konfirmon gjithë mashtrimet dhe krimet që ka bërë SALIU mbi shqiptarët në sundimet e tij. Kjo ndodh sa herë që flet e premton LULI. Sot po ballafaqojmë 50 premtimet e kandidatit LULI, të cilat janë ndër 50 mashtrim-krimet e pushtetit SALI.
1. Sa herë flet LULI për mjediset e Tiranës, më kujtohen 700 mijë kioskat e Tiranës e të gjithë Shqipërisë, vendosur prej politikës gërmadhë të pushtetit PD-SALI në vitet 1992-2000 në, të cilat nuk lanë asnjë fije bari në kryeqytet e nëpër qytete.
2. Sa herë flet LULI për punësimin e 30 mijë personave në Tiranë, mendoj për 1 milion të papunët e krijuar prej pushtetit SALI në të gjithë vendin, krijuar prej politikave zero të ekonomisë.
3. Sa herë flet LULI për pensionet, mendoj për 580 mijë pensionistët, të cilëve pushteti SALI u premtoi dyfishim të tyre, por vazhdon tu jap pensione lëmoshë, me të cilët nuk blejnë dot as sapun për të larë sytë.
4. Sa herë flet LULI për arsimin, mendoj për 30% të fëmijëve e të rinjve shqiptarë, të kthyer analfabetë prej politikave regresive e primitive arsimore të pushtetit SALI.
5. Sa herë flet LULI për pagat, mendoj mashtrimin e pushtetit SALI për dyfishimin dhe trefishimin e pagave, për kthimin e pagave ekzistuese si letra me vlerë.
6. Sa herë flet LULI për fëmijët, mendoj për 30 mijë fëmijët e punësuar e të shfrytëzuar si skllevër, për shkak të varfërisë ekstreme që pushteti SALI u ka ofruar në familjet e tyre.
7. Sa herë flet LULI për inteligjencën, mendoj për denigrimin e inteligjencës potenciale prej pushtetit SALI, duke detyruar 30% të saj, të largohet në emigracion ndërsa pjesa e mbetur të kthehet në shitës domatesh e bananesh, mbasi institucionet janë mbushur me Intelektualët SALI.
8. Sa herë flet LULI për varfërinë, mendoj pushtetin SALI, i cili ka prodhuar 2000 fëmijë që lypin në Tiranë, 118 mijë familje që i ushqen me lëmoshë sociale dhe 213 mijë familje, të cilave nuk u jep asnjë qindarkë ndihmë.
9. Sa herë flet LULI për fondet publike efiçente në shërbim të qytetarëve, më kujtohen 240 milion eurot taksa shqiptarësh, që ai ka zhvatur në tenderin fantazmë të rrugës Rrëshen-Kalimash.
10. Sa herë flet LULI për taksat vendore, më kujtohen 105 taksat që shqiptarët paguajnë për pushtetin SALI, më kujtohen gjobat private të stilit kusari zyrtare që bizneset paguajnë me detyrim në duart e njerëzve të pushtetit.
11. Sa herë flet LULI për barazi sociale, më kujtohen ministrat agallarë të pushtetit SALI që jetojnë në luks mbretërish, me llogari bankare, troje, vila, toka e biznese, të cilat janë siguruar duke zhvatur nëpërmjet pushtetit.
12. Sa herë flet LULI për investime e investitorë prestigjiozë, me kujtohen 220 koncensionet e hidrocentraleve të zhvatura prej klanit, ministrave e deputetëve të pushtetit SALI, më kujtohen koncensionet mafioze RULI të kromit e bakrit.
13. Sa herë flet LULI për transparencë dhe duar të pastra, më kujtohet Blloku-Çek i Ilir Metës, kryekusarit të pushtetit SALI, i kapur me zë e me figurë duke bërë pazare të pista me ryshfete, tendera e koncenisone biznesesh.
14. Sa herë flet LULI për votë të lirë e të garantuar, më kujtohet 26 Maji i vitit 1996 dhe 29 qershori 2009, kur pushteti SALI me dhunë, me pranga e me zjarr vodhi dhe zhduku votën e shqiptarëve.
15. Sa herë flet LULI për turizëm, më kujtohen tokat e banorëve të bregdetit të Vlorës e Durrësit, të falsifikuara e të grabitura me dhunë prej familjes dhe pushtetit SALI dhe bizneset kriminale të zhvilluara prej tyre.
16. Sa herë flet LULI për korrupsionin, më kujtohen dosjet e zeza ekonomike financiare të kusarive të ministrave të pushtetit SALI, të cilët me në krye kandidatin LULI, i janë shmangur drejtësisë.
17. Sa herë flet LULI për shtresat në nevojë, mendoj 6000 jetimët e moshës 1-16 vjeç dhe 23 grevistët invalidë para- e tetraplegjikë, të futur në grevë urie, sepse pushteti SALI po i mashtron, po i denigron e nuk u siguron as bukën thatë.
18. Sa herë flet LULI për vlerësimin ndaj nënave, mendoj për ato nëna, të cilave pushteti SALI u ka sakatuar, vrarë dhe zhdukur djemtë, mendoj për ato nëna, të cilat shesin gjakun dhe trupin për të ushqyer fëmijët nga varfëria ekstreme.
19. Sa herë flet LULI për shëndetësinë, kujtoj ata 60% banorë të zonave rurale, të cilët pushteti SALI i ka lënë pa shërbim mjekësor, mendoj ata mijëra qytetarë që paguajnë çdo shërbim e mjekim me lek në dorë. Më kujtohet ministri Petrit Vasili, i cili nuk pranoi shërbim në spitalet SALI.
20. Sa herë flet LULI për çmimet dhe tregun, kujtoj monopolet e kontrolluara prej klaneve dhe ministrave të pushtetit SALI, babëzia e të cilëve ka krijuar shkatërrimin social-ekonomik të familjeve shqiptare.
21. Sa herë flet LULI për taksistët, kujtoj qindra policët dhe zyrtarët e pushtetit SALI, të cilët punojnë taksistë, duke mos paguar asnjë detyrim fiskal në shtet, me pasojë falimentimin e taksistëve ligjorë.
22. Sa herë flet LULI për çlodhjen dhe argëtimin e banorëve, kujtoj kavalishencat njerëzve të pushtetit SALI nëpër plazhet luksoze të botës, të cilët prenotojnë dhoma e kabina edhe për qentë e macet.
23. Sa herë flet LULI për ndotjen e mjedisit, më kujtohen 130 mijë familjet shqiptare që jetojnë mes helmesh, me kujtohet nafta VIRGIN dhe tymi i gomave të djegura të ministrave të pushtetit SALI.
24. Sa herë flet LULI për faturat e energjisë elektrike, me kujtohet kusaria e madhe e faturave të pushtetit SALI, mendoj heshtjen ortake të qeverisë SALI-ILIR në vazhdim, ndaj vjedhjes që po bënë CEZ me fatura fabrike për familjet e thjeshta.
25. Sa herë flet LULI për ujin dhe kanalizimet, mendoj mjediset e mbushura me ujëra të zeza në Tiranë e në të gjithë vendin, të cilat nuk pastrohen nga mashtrimet dhe vjedhjet e investimeve prej pushtetit SALI, mendoj shqiptarët që kanë 23 orë mashtrime dhe 1 orë ujë në ditë.
26. Sa herë flet LULI për plehrat, mendoj vendim-pazarin e pushtetit SALI me mafien italiane të plehrave, për ta kthyer Tiranën e Shqipërinë në qendër mbetjesh dhe ndotjesh kancerogjene.
27. Sa herë flet LULI për strehimin e familjeve të reja, mendoj 65 mijë familjet në Tiranë dhe 220 mijë familjet në shkallë vendi, të cilat pushteti SALI ka 20 vjet që po i mashtron dhe u premton vetëm në prag votimesh.
28. Sa herë flet LULI për ushtarakët, mendoj pjesën e nderuar e profesionale të ushtarakëve shqiptarë, që pushteti SALI i hodhi në rrugë me pensione lëmoshë, që po i mashtron duke mos zbatuar ligjin.
29. Sa herë flet LULI për të ish-të përndjekurit politikë, mendoj për ata njerëz që pushteti SALI i mashtroi, i denigroi dhe i dhunoi, duke mos u dhënë dëmshpërblimin e viteve të burgut.
30. Sa herë flet LULI për luftën kundër trafiqeve, mendoj kontrabandën e armëve, municioneve e karburanteve të pushtetit SALI, i cili furnizoi edhe Milosheviçin edhe Gedafin, duke pasuruar mafien e pushtetit të tij.
31. Sa herë flet LULI për bujqësinë, mendoj 600 mijë fermerët e mashtruar prej pushtetit SALI për naftë pa akcizë me gjysëm çmimi dhe për kreditime afatgjata e me kushte lehtësuese.
32. Sa herë flet LULI për qytetin modern të Tiranës, me kujtohet shkat
