E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajme flesh nga mediat e huaja

Albania-Sport - Sic duket pronarit të Celzit, Roman Abramovic kohëve të fundit e ka mar tatëpjeta - përvec problemeve që ka në klub ai tani më edhe divorcohet prej gruas së tij që ishin shumë vite bashkë. Tjetër divorc në pah është edhe me Murinjon ku trajneri aktual i Celzit ka deklaruar se mund të largohet drej Real Madrid së bashku me Frenk Lampard kurse lojtarit tjetër në klub Klod Makalele nuk i është ofruar kontratë e re pas ofendimeve të bëra në adresë të Roman Abramovic.Corriere dello Sport lajmëron se vëllau njëkohësisht edhe agenti i Ronaldinjos ka arritur në Milano ku do të takohet me Adrijano Galijani ku shqyrtohet kontrata për ardhjen e Ronaldinjos tek Milani. Po sipas të njëjts gazetë kryetari i Palermos Zamparani e ka ofenduar rumunin Adrijan Mutu duke i thënë '' cigani i vogël''.Gazeta e njëjtë informon se Paolo Maldini ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë i detyruar të largohet prej terenit të gjëlbërt rreth 6 muaj.
Gazeta franceze L'Equipe informon se Zhuninjo ka paraqit ultimatum tek Lion se do të largohet prej klubit nëse nuk i ofrohet kontratë e re dy vjecare. E njëjta gazetë pohon se kryetari aktual i ekipit të Canës O.Marsej e ka blejtur klubin në rrethana të paqarta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›