E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmësi kanos kryefamiljarin, nuk pranoi fejesën

09/07/2009  Shkoi për të ndërhyrë për lidhjen e shokut të ngushtë, kërcënoi me automatik, arrestohet

SHKODER- Një shtetas ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar me armë zjarri një familje në periferi të qytetit të Shkodrës. Burimet policore shprehen se ngjarja për të cilën u arrestua shtetasi 26-vjeçar Flamur K., banues në lagjen “Daniel Matlia” të qytetit të Shkodrës ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të martës në lagjen “Draçin” të po këtij qyteti.

Lajmësi

Sipas policisë, shtetasi F.K kishte shkuar në banesën e shtetasit me iniciale D. Gila për të biseduar në lidhje me një fejesë të prishur mes shokut të tij të ngushtë tij dhe vajzës së familjes. Shtetasi F.K i kishte kërkuar shtetasit Gila që të harronte problemet dhe e bija të rilidhej me shokun e tij. I zoti i shtëpisë nuk kishte pranuar për asnjë moment, ndaj shtetasi i ka drejtuar armën tip automatik, të cilën e kishte me vete dhe ka kërkuar me forcë rifejesën e vajzës së shtetasit Gila më shokun e tij. Duke parë armën që i ishte drejtuar të zotit të shtëpisë, shtetasit D.Gila, familjarët e tij kanë lajmëruar me shpejtësi dhe në fshehtësi policinë, e cila është nisur menjëherë në vendngjarje. Me të parë forcat e policisë shtetasi F.K ka dalë me shpejtësi nga shtëpia dhe është larguar për të shpëtuar nga forcat e policisë. Blutë kanë pikasur largimin e të riut dhe janë vënë në ndjekje të tij. Nuk kanë kaluar veçse rreth 15 minuta dhe efektivat e policisë së Shkodrës kanë mundur të prangosin shtetasin, ndërkohë që kanë sekuestruar dhe në cilësinë e provës materiale dhe një armë zjarri automatik më të cilën kishte konsumuar veprën penale të kanosjes. Nga ana e policisë është marrë denoncimi nga familjarët për ngjarjen e ndodhur, janë kryer veprimet e duhura procedurale, ndërkohë që materialet në ngarkim të shtetasit Flamur Kalvari do i kalojnë Prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme. Mbi shtetasin F.K rëndojnë akuzat e konsumimit të veprave penale “kanosje serioze” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›