“Lajmet nga arsimi të denja për një buletin lufte”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste akuzon Qeverinë për kushtet e këqija në të cilat zhvillohet mësimi në shkolla. Sipas Partisë Socialiste, Qeveria nuk po reagon fare për pamjet që po jepen çdo ditë në media për mënyrën se si zhvillohet mësimi. Kryetarja e Komisionit të Edukimit pranë Asamblesë së PS-së, Ledi Shamku, i është referuar gjendjes së mjeruar të godinave ku zhvillohet mësimi. “Fatkeqësisht, mbresëlënëse nuk është vetëm kjo, po aq mbresëlënëse është mungesa e reagimit dhe moskokëçarja që karakterizon këtë shtet të çoroditur, për të cilin, me sa duket, qenka normale zhvillimi i procesit edukativ në mejhane, salla bilardoje apo në trotuaret e Fushë-Krujës”, - tha ajo, duke i quajtur lajmet që vijnë përditë nga arsimi, të denja për një buletin lufte. Sipas Shamkut, kasta e padenjë që stis punët e këtij vendi, na ka nxirë faqen mes nesh e na ka ulur sa s ka më dinjitetin në sytë e botës, duke bërë që në arsim situata të precipitojë në kufijtë e të patolerueshmes.
Ajo, në emër të PS-së, ka theksuar se nuk do të tolerohet kjo situatë absurde ku shteti dorëhiqet nga detyra. “Së shpejti, me programin tonë qeverisës, do t i japim krahë vullnetit të ndrydhur të prindërve dhe dëshirës së nxënësve për një edukim të denjë, e për një sistem ku as edhe një fëmijë në moshë për shkollë nuk do të ndihet më i braktisur nga shteti”, - përfundoi ajo. Kohë më parë në gazetën “Shekulli” u raportuan lajme po aq rrënqethëse nga arsimi, ku fëmijët në fshatra të Fierit mësojnë nëpër klube dhe në stalla bagëtish.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008