E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi dyshime për përfundimin në afate

Autori i Lajmit: red.
Edhe pse u shty me një tjetër mandat tridhjetëditor, përsëri ka dyshime se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të përfundojë në kohë punën e tij. Anëtari i këtij Komisioni, Arjan Madhi, pohoi dje se nga eksperienca e deritanishme dyshimet janë më se legjitime. “Shpresoj që puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore të përfundojë brenda 30 tetorit. Nga eksperienca, dyshimet janë legjitime gjithsesi, unë uroj dhe gjithë mundësitë janë që me një impenjim të madh t u japim zgjidhje dispozitave që kanë mbetur”, - tha dje ai. Madhi sqaroi se aktualisht grupi i ekspertëve po merret me ato dispozita që kanë të bëjnë me pjesën më të rëndësishme të Kodit Zgjedhor që janë shpërndarja e mandateve dhe ndërtimi i Komisionit Zgjedhor. “Mendoj se nga pikëpamja e materialeve, rreth 3/5 e dispozitave është kanë përfunduar, por kjo pjesë që ka mbetur është pjesa më e rëndësishme”, - tha ai ndërsa saktësoi se vetëm në dy javët e mandatit të fundit, Komisioni ka kaluar gjithsej 30 dispozita.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›