E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi/Meta-Vendola: “Politika, vendimtare për tërheqjen e investimeve të huaja”

24-04-2012 / Gazeta 55

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u prit në takim nga Presidenti i Rajonit te Pulias, Niki Vendola gjatë vizitës së tij në Itali. Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin mes rajonit të Pulias dhe Shqipërisë, si dhe për rritjen e investimeve italiane si dhe mbi zhvillimet e fundit politike ne vend. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se Pulia ka qenë historikisht e rëndësishme për Shqipërinë, duke vënë në dukje se realiteti i sotëm, veçanërisht pas liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, në krahasim me vitet ‘90, dëshmon qartë për hapat gjigante që janë hedhur nga Shqipëria gjatë viteve të fundit. “Duhet të fokusohemi në forcimin e bashkëpunimit në sektorë strategjike si energjia, turizmi dhe agro-industria, duke përdorur vullnetin e shkëlqyer politik mes dy qeverive për të inkurajuar intensifikimin e marrëdhënieve mes investitorëve private të të dy vendeve. Rajoni i Pulias ka rëndësi të madhe në kanalizimin e investimeve italiane drejt Shqiperisë, duke evidentuar faktin qe rreth 80% e investimeve italiane vijnë nga Rajoni i Pulias”, u shpreh Meta. Më tej kreu i LSI theksoi rëndësinë e gazsjellësit TAP, në interes të të dy vendeve duke nënvizuar nevojën e një marrëveshje ndër-qeveritare mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë për garantimin e suksesit të këtij projekti strategjik për rajonin. Nga ana e tij Vendola u shpreh se Rajoni i Pulias do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë përmes fokusimit në asistencën teknike dhe inkurajimin e investitorëve në sektorë strategjikë, veçanërisht në atë të energjisë së rinovueshme. Sakaq lidhur me situatën politike në Shqipëri dy bashkëbiseduesit u shprehën se mbarëvajtja e një klime sa më pozitive politike, kontribuon në suksesin e tërheqjes së investimeve të huaja ne vend, si dhe ndaj avancimit te procesit se integrimit europian.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›