E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi/Në Danimarkë krijohet lidhja pan-evropiane e grupeve të djathta ekstreme

10-04-2012 / Gazeta 55

Në Aarhus të Danimarkës, para pak ditësh u mblodhën rreth 200 pjestarë të lëvizjes për të drejtat e njeriut nga e gjithë Europa. Një prej organizatorëve ishte Tommy Robinson, i Lidhjes për mbrojtjen e Anglisë. “Kjo ditë do të hyjë në histori. 31 marsi i vitit 2012 , do të jetë data kur njerëz nga gjithë Europa u mblodhën për të krijuar Lidhjen për Mbrojtjen e Europës”. Ndonëse pjesëmarrja nuk ishte aq e lartë sa thuhej nga organizuesit, eksperti  Mathew Feldman thotë se ky takim ishte i rëndësishëm. “Ky takim përfaqëson përpjekjen e parë për të krijuar një lidhje pan-evropiane për t’iu kundërvënë asaj që ata e quajnë islamizim i Europës” - thotë ai. Disa ditë para takimit, një njeri i armatosur, Mohamed Merah, kreu një seri sulmesh në Tuluzë të Francës, ku vrau 7 njerëz, mes tyre tre nxënës hebrenj. Gushtin e kaluar në Norvegji, ekstremisti i krahut të djathtë Andres Brevik vendosi lëndë shpërthyese në Oslo përpara se të kryente vrasje masive në një kamp të rinjsh- duke vrarë 77 njerëz. Ai është diagnostikuar me skizofreni. Analisti Matthew Feldman thtoë se grupe të së djathtës si Lidhja për mbrojtjen e Anglisë përpiqen që të shmangin etiketimin si ekstremistë duke përqafuar ideologji të reja: “Ne shohim tani atë që në libra quhet  perspektivë e ndryshimeve etnike.  Ne nuk mendojmë se një grup është më i keq apo më i mirë se një tjetër. Ne thjesht mendojmë se përzierja e kulturave, ose multikulturalizmi shkatërron të dyja kulturat që bashkohen”. Ide të tilla për një kohë të gjatë janë mbështetur nga politikanë të së djathtës si Partia Kombëtare franceze. Udhëheqësja e saj, Marinë Lë Pen, pritet të ketë rezultate të mira në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Në Holandë, platforma anti-islamike e Geert Wilders i dha partisë së tij Liria më shumë se 15% të votave në zgjedhjet e vitit 2010. Ai komentoi kështu për Zërin e Amerikës përpara votimeve: “Nuk kam asgjë me myslimanizmin por besoj se Islami është një ideologji totalitare që bie ndesh me lirinë tonë”. Analisti Matthew Feldman thotë se teknologjitë e reja po ndryshojnë politikat e vjetra të së djathtës. Ai thotë: “Facebooku për shembull është një lehtësi e madhe për të organizuar një demonstrim në rrugë apo që na mundëson të komunikojmë me njëri-tjetrin ose me udhëheqjen”. Feldman shton se numri i protestuesve antifashistë të cilët  dolën në protestë ndaj mitingut të tyre ishte rreth 20 herë më i madh.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›