E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi/Presidenca belge vendos heqjen e vizave për shqiptarët në prioritetet e gjashtëmujorit të saj

Në revistën elektronike “EurActiv”, analisti Piotr Maciej Kaczynki është ndalur gjerësisht dje në prioritetet e gjashtëmujorit të presidencës belge, e cila, megjithë problematikën e brendshme, ka përcaktuar konsolidimin ekonomik dhe rritjen e kohezionit social si objektiva të vetët në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Edhe ndërtimi i strukturave ndërshtetërore të policisë dhe të drejtësisë është shenjuar në qendër të objektivave të presidencës belge. Megjithatë, përsa u përket çështjeve të Ballkanit, analisti që ka intervistuar edhe kryeministrin në detyrë të Belgjikës, Leterme, edhe presidentin e Komisionit Evropian, Barroso, deklaron pa dorashka, se brenda këtij gjashtëmujori do të përmbyllet procesi i heqjes së vizave për shtetasit e Shqipërisë e të Bosnjë-Hercegovinës, ndërkohë që konfirmohet se s’do ketë kthim pas në procesin e afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, edhe pse kujtohet se gjithçka do të ndërmerret në bazë të meritave individuale të secilit vend. Ndërkohë, lidhur me Kosovën, presidenca belge vendos në mënyrë suprizë objektivin për të arritur një marrëveshje finale të të 27 vendeve lidhur me pavarësinë e saj, ndërkohë që s’ka ambicie të mëtejshme për marrëveshje të ndërmjetme, siç janë ato të heqjes së regjimit të vizave apo edhe të nënshkrimit së afërmi të një MSA-je.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›