E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opozita të kontribuojë në reformat për drejtësinë”

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

“Rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe vjen si rezultat i realizimit të reformave. Kështu u shpreh dje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, lidhur me rezolutën e PE-së për integrimin evropian të Shqipërisë. Gjatë një takimi të zhvilluar me Zëvendëspresidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE, Wolfang Gossruck, Topalli tha se rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE vjen në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella, që shqiptarët kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër.
“Po ashtu Parlamenti Europian, i kërkoi sot opozitës të japë kontributin e saj dhe të mbështesë reformën në drejtësi”, tha kryetarja e Kuvendit.
Nga ana e tij Gossruck dhe delegacioni që e shoqëronte atë, uroi Kryetaren e Kuvendit dhe shqiptarët për Rezolutën e Parlamentit Europian, duke theksuar se Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe. Më tej biseda u përqendrua në përpjekjet e jashtëzakonshme që Qeveria, Parlamenti dhe vetë shqiptarët po bëjnë për të përmbushur standardet evropiane, për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, duke u ndalur veçanërisht në miratimin e muajve të fundit, të 170 ligjeve dhe marrëveshjeve në Kuvendin e Shqipërisë, për zhvillimin evropian të saj.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se jeta parlamentare në Shqipëri ecën me një axhendë intensive dhe, opozita drejton disa komisione. Në vijim të bisedës, Gossruck bëri me dije Kryetaren e Kuvendit për nismën që Parlamenti austriak ka ndërmarrë për promovimin e Shqipërisë, ku në muajin tetor do të zhvillohet programi “Ditët e Shqipërisë”.
Duke ftuar Kryetaren e Kuvendit për të nderuar me pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet, deputeti Gossruck, tha se deputetët dhe institucionet austriakë janë veçanërisht të interesuar, për të promovuar Shqipërinë, dhe produktet e saj në të gjitha fushat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›