Lajmi/Prokuroria fillon hetimet për pallatin e Linda Ramës

26-04-2013 / Gazeta 55
Organi i akuzës ka filluar hetimet për pallatin e Linda Ramës, bashkëshortes së kryetarit të Partisë Socialiste. Këtë fakt e ka bërë të ditur dje Adriatik Llalla, Prokuroi i përgjithshëm i Shqipërisë. I ndodhur në Shtetet e Bashkuara për një vizitë pune, gjatë së cilës është takuar me zyrtarë të lartë të amerikanë të rendit e të ligjit, Kryeprokurori Adriatik Llalla i ftuar për një bisedë në studion e “Ditarit”, të “Zëri i Amerikës”, bëri të ditur se “Prej disa muajsh nga Bashkia e Tiranës është referuar, është kallëzuar ky rast në prokurorinë e Tiranës. Janë bërë verifikimet paraprake dhe ky rast vijon të jetë në proces të hetimit. Është hapur hetimi lidhur me këtë rast”, konfirmoi Kryeprokurori Adriatik Llalla.