Top 10, transferet e qëlluara

Afati kalimtar i verës së vitit të kaluar ishte i pasur me transferime. Klubet evropiane përfituan lojtarë kualitativë, të cilët ‘dhezën‘ dhe u bënë lojtarë të rëndësishëm në skuadrat e reja.
Mesut Ozil u transferua nga Werder Bremen në Real Madrid. Mesfushori turko-gjerman është bërë lojtar me peshë te gjiganti spanjoll. Përfaqësuesit gjerman i janë shtuar edhe emra si Javier Hernandez, Van der Vaart apo Raul Gonzalez.
Transferet e qëlluara në Evropë për sezonin 2010/2011:
10 – Nacer Chadli (nga Agovv në Twente)
9 – Kevin-Prince Boateng (nga Genoa në Milan)
8 – Shinji Kagawa (Cerezo Osaka – Borussia Dortmund)
7 – Moussa Sow (Rennes – Lille)
6 – Ricardo Carvalho (nga Chelsea në Real Madrid)
5 – Raul (nga Real Madrid në Schalke)
4 – Edinson Cavani (nga Palermo në Napoli)
3 – Rafael Van der Vaart (nga Real Madrid në Tottenham)
2 – Javier Hernandez (nga Chivas në Manchester United)
1 – Mesut Ozil (nga Werder Bremen në Real Madrid)
Top 10 transferet e dështuara
Ndërkohë, disa ekipeve nuk iu doli parashikimi, pasi që lojtarët që i transferuan, dështuan.
Krye-dështaku ishte sulmuesi brazilian Adriano, i cili ishte vetëm një hije në Romë. Hiç më i mirë nuk ishte as futbollisti i ri i Manchester United, Bebe, që nuk luajti pothuajse fare, ose Edin Dzeko, që ka shënuar pak në krahasim me atë që është pritur nga ai.
Transferet e dështuara në Evropë, për sezonin 2010/2011:
10 – Mario Manzukic (nga Dinamo Zagreb në Wolfsburg)
9 – Pedro Leon (nga Getafe në Real Madrid)
8 – Marco Motta (nga Udinese në Juventus)
7 – Christian Poulsen (nga Juventus në Liverpool)
6 – Yoann Gourcuff (nga Bordeaux në Lyon)
5 – Mikael Silvestre (Lojtar i lirë në Werder Bremen)
4 – Fernando Torres (nga Liverpool në Chelsea)
3 – Edin Dzeko (nga Wolfsburg në Manchester City)
2 – Bebe (nga Vitoria Guimaraes në Manchester United)
1 – Adriano (nga Flamengo në Romë).