Rama: Berisha po thellon më tej krizën
02/09/2009 Zgjedhjet, kreu socialist i palëkundur në qëndrimin e tij
“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo maskaradë zgjedhore nuk mund të prodhojë institucione me legjitimitet të plotë dhe njëkohësisht me institucione me legjitimitet të cunguar, nuk mund të ketë demokraci, liri dhe prosperitet, por vetëm thellim të mëtejshëm të një krize të rënë, që është një krizë demokratike, që është një krizë e shtetit të së drejtës, që është krizë ekonomike dhe shoqërore.” Me një qëndrim të tillë është rishfaqur sërish dje përpara opinionit publik kreu socialit Edi Rama. Dhe një herë tjetër Rama nuk ka ngurruar të shfaqë qartë qëndrimin mbi procesin zgjedhor, por dhe të veprimeve të mëtejshme të partisë që ai drejton. Ndërkohë edhe në daljen e djeshme përpara medieve kryetari në detyrë i PS-së nuk ka kursyer akuzat për kreun e mazhorancës Sali Berisha. “Publiku u njoh me qëndrimin e Sali Berishës lidhur me pretendimet e ngritura prej nesh për procesin zgjedhor dhe për të gjitha aspektet që e bën këtë proces zgjedhor një maskaradë zgjedhore. Unë dua të rikthehem në çështjen e bashkëpunimit të organizuar të Sali Berishës dhe të pushtetit të tij me lukuninë e kriminelëve të liruar nga burgjet për fushatë elektorale në shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, bashkëpunimi mes kryeministrit dhe këtyre personave u shfrytëzua për mbajtjen e pushtetit. “Trajtimi nga ana e kryeministrit të vendit i lejeve të dhëna për këta vrasës, për këta trafikant, për këta përdhunues si procedurë e zakonshme administrative, që do të vazhdojë normalisht, është shprehja më shembullore e faktit se ky bashkëpunim ka qenë i qëllimshëm, se ky bashkëpunim ka qenë i strukturuar, se ky bashkëpunim ka qenë për qëllimin e vetëm të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, duke abuzuar skaj më skaj me shtetin dhe me ligjin”, - nënvizoi Rama. Në gjykimin e kreut socialist rastet e paraqitura prej socialistëve janë plotësisht të verifikueshme, nuk janë raste të njerëzve që kryejnë dënimin dhe marrin një leje të zakonshme standard brenda gjithë procedurave. “Këto janë raste të shkeljes flagrante të kushteve që parasheh ligji për lejen e çdo të dënuari, që të kapërcej pragun e burgut. Këta kriminelë të liruar nga burgjet janë përdorur për të ushtruar autoritetin e tyre mafioz në funksion të fushatës elektorale, të pushtetit dhe Sali Berishës. Çdo lloj insinuate qesharake e bërë lidhur me këtë aspekt kriminal të procesit zgjedhor, nuk e shfajëson, por e fajëson edhe më shumë kryeministrin e vendit”, - theksoi Rama. Por në vijim të kundërvënies së tij kreu socialist lëshoi kritika dhe për kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. “Sali Berisha, i cili së bashku me Ilir Metën, po përgatiten për dasmën e turpit të madh politik, por në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye nuk mund që të gjithë atë që ky proces i solli Shqipërisë dhe shqiptarëve ta fshijë dhe ta lënë pas krahëve. Do ta kenë në mënyrë të vazhdueshme përpara syve, siç do ta kenë përpara syve të gjithë shqiptarët e shqiptaret dhe i gjithë opinioni publik dhe ndërkombëtar”, - theksoi kreu Rama.