E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala: Bjellorusia vlen sa i gjithe sezoni

Nga Arben Shemili
Ne hotel Adriatik, vendi ku si gjithmone behet grumbullimi i kombetares, atmosfera duket optimiste ne prag te takimit eliminator me Bjellorusine. Tek secili lojtar, shihet qarte nje gjendje euforie, e cila ndoshta edhe mund te jete e demshme. Ne gjetem momentin per te biseduar me kapitenin e ekipit Altin Lala, nje nga lojtaret tane me me pervoje. Ne intervisten e tij, Lala flet rreth momenteve te mira qe po kalon te Hanover 96, dhe padyshim per ekipin kombtar, takimin e radhes dhe gjera te tjera.

- Altin, Hanoveri ne Bundeslige vazhdon te paraqitet suksesshem. Keni lene pas ne renditje Shalken, Herten e Berlinit, dhe Shtutgartin. Te treja keto ekipe jane ne ndjekje te Hanoverit me pike te barabarta, ekipe qe kane emer ne futbollin gjerman.

Po eshte e vertete, ka kaluar nje e treta e kampionatit, dhe kemi hecur mire deri tani. Them se e kemi merituar kete pozicion. Kemi qene gjithmone konstant, nuk eshte se kemi ardhe deri ktu thjesht me fat. Po vazhduam me kete ritem, ne fund shpresojme se do t'a finalizojme mundin tone duke u renditur ne vendin e peste ose te gjashte. Besoj qe eshte maksimumi qe mund te bej ekipi yne ne kete sezon. Duke u renditur ne keto pozicione, do te kemi mundesine te marrim pjese ne kupat e evropes.

- Kush eshte rivali juaj direkt ne bundeslige?

Per momentin, Karlsruhe eshte dy pike larg nesh. Ai eshte nje ekip i cili e ka treguar veten duke u paraqitur mire dhe duke u ngritur ne Bundeslige bindshem. Eshte nje ekip kompakt, gjithashtu ka edhe nje sulmues shume te mire, Kapllani, i cili eshte edhe shoku im i ekipit kombtar. Do te permendja edhe dy rivale te forte, Shtutgart dhe Shalke 04. Panvaresisht se ndodhen mbrapa nesh ne renditje, ato do te jene deri ne fund rivalet kryesor. Ne duhet te vazhdojme te bejme lojra te mira, te tregojme se jemi nje ekip me ambicje. Vetem keshtu mund t'ja arrijme qellimit tone dhe duke i lene pas keto ekipe.

- Ne gazetat gjermane, shfaqeni shpesh si protagonist ne fushen e ndeshjes, kesaj here jeni shfaqur nje fitues ne gara me kuaj. Mund te na thoni ndonje hollesi rreth kesaj gare?

Ne Hanover, eshte nje piste ku zhvillohen gara me kuaj. Presidenti i ketij sporti, eshte njekohesisht edhe aksioner ne klubin e Hanoverit. Keshtuqe une isha i ftuar bashke me presidentin e ekipit, dhe nje mis, per te marre pjese ne kete aktivitet i cili organizohej thjesht per shou.

- Ju dolet fitues ne kete gare, por u ndeshkuat me gabim teknik…

(Qesh)Po eshte e vertete. Aty ka disa rregulla. Duhet te kalerosh ne menyre ritmike me hapa. Une meqenese u nisa me vonese, doja te kaloja presidentin, i cili ishte perpara meje. Dhe keshtuqe e detyrova kalin te nxitonte dhe ai humbi ritmin e hapave. Panvarsisht se dola i pari, une shkela rregullat. Drejtuesit e gares me dhane nje karton te kuq per kete. Por presidenti ne shenje mirenjohje me dha cmimin e pare, dhe gjithashtu nje dhurate simbolike, nje kal metalik.

- Le te kalojme tek kombetarja: si jane mardheniet tuaja trajner-kapiten?

Ne kemi mardhenie korrekte me njeri-tjetrin. Duke qene se une jam kapiten dhe nje lojtar me pervoje, ai e respekton kete fakt, dhe shpesh here me kerkon ndonje mendim.

- Ne syte e lojtareve duket nje lloj euforie, perpara ndeshjes me Bjellorusine. Si e shikoni ju si lojtar me eksperiencen qe keni ne ndeshjet nderkombetare?

Une e shof me seriozitetin e duhur qe kerkon c'do ndeshje e tille. Edhe pse ne dukje kemi nje ekip le te themi, me poshte se ne. Kete ndeshje duhet ta fitojme patjeter, per te konfirmuar vendin e katert ne grup. Por nuk duhet nenvleresuar aspak ekipi i Bjellorusise. Duhet te tregojme qe i kemi merituar keto rezultate pozitive. Jane rezultatet me te mira qe kemi arritur deri tani. Shkurt, Bjellorusia vlen sa i gjithe sezoni.

- Ne Rumani do te synoni barazimin, apo ndonje rezultat tjeter.

Normalisht, Rumania eshte e kualifikuar, keshtuqe edhe ne nuk kemi ndonje presion te madh. Barazimi do te ishte shume i favorshem per ne. Megjithate ne keto ndeshje nuk mund te besh llogari.

"Sporti Shqiptar"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›