E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala: “Futbolli si biçikleta, nuk e harron kurrë”

Mesfushori shqiptar i Hanover 96 në Bundesliga 2 e ka thënë për gazetën e njohur gjermane "Bild". Hanover 96 ka në fokusin e saj futbollistin cek Jan Simak, dhe tabloidi popullor i ka kërkuar edhe një opinion 32-vjecarit shqiptar. "Jan është futbollisti më i mirë me të cilin unë kam luajtur. Do të ishte për 96 një fitore. Unë personalisht do ta doja ta merrja atë nga Jena". Lala, një profesionist me përvojë thotë: "Të luash futboll ëhstë si të ngasësh bicikletën, - nuk e harron kurrë. Jan bëri atëherë një zgjedhje të keqe. Ai u rrethua nga shumë njerëz të këqinj, por ai është në të vërtetë një njeri i mrekullueshëm". Lala ka luajtur më parë me Simak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›