E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu humb 2-0 me Besëlidhjen

Skënderbeu me humbjen 2-0 në shtëpi me Besëlidhjen, duket se i dha fund aventurës së tij në Kategorinë Superiore. Njëherë kampioni i Shqipërisë (viti 1934) pësoi dy gola të shpejtë brenda 23 minutash nga skuadra lezhjane: maqedonasi Petrevski realizoi në minutën e 2-të, ndërsa braziliani Da Silva dyfishoi rezultatin në të 23' në takimin e prapambetur të javës së 20-të, të shtyrë për shkak të borës. Kjo ishte dhe humbja e 16-të për skuadrën korcare dhe e shtata në shtëpi. Besëlidhja tani ndihet e shkëputur 8 pikë nga Skënderbeu, i mbetur në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë që skuadra e Neptun Bajkos është në luftë me Teutën për vendin e tretë nga fundi, pozicion që të con në fazën e play-out. Ish-trajneri i Partizanit pohoi në fund të takimit; "Skuadrat e vogla nuk i duan në Superligë".
Java 20, REZULTATET
E shtune, 16.02.2008
Tirana - Dinamo 0-0
Elbasani - Partizani 0-0
Teuta - Kastrioti 2-0
E diel, 17.02.2008
Besa - Shkumbini 1-0
Flamurtari - Vllaznia 2-2
20.02.2008- Takim i prapambetur
Skenderbeu - Beselidhja 0-2
RENDITJA PAS JAVES 20
1 Dinamo 42
2 Partizani 36
3 Tirana 33
4 Elbasani 33
5 Vllaznia 32
6 Besa 28
7 Shkumbini 28
8 Flamurtari 25
9 Kastrioti 23
10 Teuta 18
11 Beselidhja 16
12 Skenderbeu 8

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›