Rumania, kur i bënte gropën shkesit të Kuzhes
Retrospektivë e përballjeve me rumunët, krysisht mbi ndeshjet e dekadës së fundit, ku kemi marrë vetëm një barazim 1-1
Kur luan futboll me një kundërshtar, zakonisht i bën llogaritë duke analizuar, studiuar e marrë në konsideratë ballafaqimin më të fundit. Kjo ndoshta vlen për Kuzhen, në rastin e Rumanisë, ndërsa për shqiptarët, çuditërisht, tejkalohet barazimi i 3 shtatorit të vitit të kaluar në Piatra Neamc. Venitet edhe goli i Muzakës në fundin e ndeshjes me rumunët, të cilët na kthejnë vizitën sonte, në Qemal Stafa.
Një qasje të tillë kishte edhe njëri prej shtyllave kryesore të kombëtares sonë, Erjon Bogdani, dy ditë më parë, kur risillte në memorien e të gjithë neve humbjen tenistike 6-1, të 21 nëntorit 2007. Pas së cilës njëri ndër trajnerët më mbresëlënës të kombëtares kuqezi, kroati Oto Bariç, nuk mundi ta hante turpin me bukë, si themi ne shqiptarët, por dha dorëheqjen.
Është folur shumë për atë humbje, bashkë me paraardhësen e saj, me Bjellorusinë në Tiranë, të cilat hodhën në erë një edicion kualifikues për tu mbajtur mend. U tha se u shit flamuri, u ngritën akuza të shumta, për to foli edhe vetë Kryeministri i vendit, Sali Berisha, të gjitha rezultuan furtunë në një gotë uji, dhe ja ku jemi sërish përballë këtij kundërshtari. Ndaj të cilit kërkojmë fitoren e parë, pas 63 vjetësh.
Rumani-Shqipëri 6-1
Shënues: Dika 22, 69, Tamas 53, Nikulae 64, 66, Marika 68/ Kapllani 65
Rumania: Lobont, Ogararu, Tamas (Kostantin 78), Goian, Rat, Petre (Bukur 65), Margaritesku, Kocis, Nikulae, Marika (Mazilu 73), Dika
Trajner: Viktor Picurka
Shqipëria: Beqaj, Dede, Curri, Lila, Vangjeli (Kapllani 40), Haxhi, Lala, Bulku, Duro (Hyka 78), Skela, Bogdani (Bakaj 82). Trajner: Oto Bariç
Kartonë të verdhe: Marika, Curri, Dede, Vangjeli
Kartonë të kuq: Curri, Dede
21 nëntor 2007. Ndeshja e fundit kualifikuese në Grupin G eliminator Euro 2008. Rumunët fitojnë thellë 6-1 ndaj kuqezinjve tanë. Përfundimisht, Shqipëria renditet e pesta në grup, pas Rumanisë, Holandës, Rumanisë, Bullgarisë dhe Bjellorusisë, duke lënë pas Slloveninë dhe Luksemburgun. Oto Bariç jep dorëheqjen si trajner. Pas humbjes 6-1 ndaj Rumanisë, trajneri kroat ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë më drejtimin e kuqezinjve, duke u larguar kështu nga pozicioni i tij.
Dy humbjet me Bjellorusinë dhe Rumaninë kanë sjellë këtë vendim të trajnerit, që në fjalët e tij për mediat ka thënë se nuk mund ta drejtojë më këtë ekip, që e ka tradhtuar si trajner, dhe se dorëheqja është përfundimtare. Kombëtarja shpërfytyrohet në Bukuresht, ku pëson humbjen më të thellë të 17 vjetëve të fundit (deri në atë moment).
Një disfatë e tillë nuk ndodhte që nga 19 dhjetori i vitit 1990, kur kuqezinjtë shpartalloheshin 9-0 nga Spanja, në Sevilje. Dy humbjet me Bjellorusinë (4-2) dhe Rumaninë (6-1), me një golaverazh të përgjithshëm 3-10, ishin një goditje e rëndë për Oto Bariçin, që në 10 ndeshjet e para kualifikuese të grupit G kishte një golaverazh pozitiv 9-8 në krye të kuqezinjve.
Rumani-Shqipëri 1-1
Shënues: Stançu 80 , Muzaka 87′
Rumania: Lobont, Kontra (Mureshan 56), Rat, Tamash, Radoi, Torje, Deac, Marica, Floresku, Koshiç, Nikulae (Stançu 64). Trajner: R. Luçesku
Shqipëria: Beqaj, Lila, Vangjeli, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro (Muzaka 81′), Skela (Lika 78′), Bogdani (Salihi 56). Trajner: J. Kuzhe.
3 shtator 2010. Një barazim me shumë vlera në fushën e rumunëve, në ndeshjen e parë kualifikuese në grup për Euro 2012. Një pikë e fituar në transfertë, që dukej ogur i mirë për vazhdimësinë. Edhe pse nuk rezultoi kështu. Tanët vuajtën për shumë minuta, u mbrojtën gati heroikisht, por u ndëshkuan me një gol në minutën e 80-të, nga Stanku.
Një goditje nga këndi e ka gjetur të pavendosur mirë mbrojtjen kuqezi dhe pas një rrëmuje në zonë, rumunët gjejnë golin e shumëkërkuar, duke ngritur në këmbë 15 mijë të pranishmit në stadium.U duk se këtu mbaroi historia e kësaj ndeshjeje, por Kuzhe ndërhyn menjëherë, teksa hedh në fushë Gilman Likën dhe Muzakën.
Mesfushori i Dinamos, në atë kohë, tani pjesë e Skënderbeut, bën mrekullinë në minutën e 87-të, duke gjetur me kokë golin e barazimit. Kroson Agolli nga një goditje standarde dhe Muzaka e dërgon topin në rrjetë. Përfundimisht, barazim 1-1.
Shkruan media rumune
Shqipëri-Rumani, Picurka kundër pokeristit tjetër
Shqipëria dhe Rumania do të lakohen të martën, në orën 21:00, për të luajtur për asgjë. Të dy ekipet vijnë në këtë eliminatore përmbyllëse pasi i kanë djegur të gjitha kartat e kualifikimit për në finalet e Euro 2012. Për pasojë, 90-minutëshi që do të zhvillohet në Tiranë nuk ka asnjë rrezik për palët. E megjithatë, kjo ndeshje sjell në pah një duel midis dy trajnerëve jo fort të zakonshëm.
Kuzhe përballë Piturkës, dy të pasionuar pas lojës së pokerit. Kuzhe ka bërë emër në vendin e tij, në Kroaci, si një ish-klient i njohur i kazinosë, për shkak të pasionit të madh për lojërat e fatit, ku ka humbur shumë financiarisht. Para se të bëhej trajner i Shqipërisë. Është mjaft domethënëse shprehja e tij Disa burra janë të marrosur pas seksit, unë mbas kumarit”.
Në shtator 2010, Kuzhe vuajti shumë pas një hemorragjie cerebrale. Por u shërua mrekullisht dhe u kthye në stolin e Shqipërisë. Prej nga mund të largohet shumë shpejt, ngaqë atmosfera në vendin e shqiponjave është shumë e nderë rreth kombëtares. Gjithçka mori për keq pas humbjes së papritur 2-1 në Luksemburg, duel i cili u bë pjesë e mafias së basteve.
Interesant është fakti se ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Rumanisë, e luajtur në Tiranë, në vitin 2006, është fituar nga “tricolorii” me rezultatin 2-0, ka qenë e dyshuar për paracaktim rezultati.
Bilanci, Shqipëri-Rumani
14 ndeshje: 2 fitore Shqipëria, 2 barazime, 10 fitore Rumania. Golavarezhi: 8-39
Me Rumaninë jemi përballur 14 herë në ndeshje ndërkombëtare (2 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje). Ndeshja e fundit me ta është luajtur më 3 shtator të vitit të kaluar, në kuadrin e fushatës eliminatore të Euro 2012. Atje barazuam 1-1 (shënues: Stanku 80 / Muzaka 87). Ndeshja e parë me rumunët daton më 13 tetor 1946 (rezultati 0-1, në Tiranë).
Shqipëri-Rumani e gjykon lituanezi Mazeikiai
Takimi Shqipëri-Rumani, i vlefshëm për fazën përbyllëse të emininatoreve të EURO 2012, do të gjykohet nga 33-vjeçari lituanez, Gediminas Mazeikiai. Statistikat tregojnë se lituanezi është një gjyqtar që e aplikon kartonin e kuq në shumicën e ndeshjeve që drejton. Kështu që kuqezinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, pasi ndonjëri nga ata mund ta përfundojë me të kuqe ndeshjet e Grupit D. Takimi Shqipëri-Rumani luhet sot, në orën 21:00, në stadiumin kombëtar Qemal Stafa.
Televizionet rumune, black-out ndeshjes
Takimi i fundit në grup mes Shqipërisë dhe Rumanisë nuk ka tërhequr asnjë televizion rumun, që ta trasmetojë këtë sfidë të Qemal Stafës. Sipas mediave rumune, ky takim nuk do të transmetohet nga asnjë stacion televiziv. Po sipas mediave rumune, e drejta e trasmetimit të këtij takimi kushton 50 mijë euro, por çmimi mund të zbresë deri në 10 apo 15 mijë euro.
Duke ditur se Rumania nuk pret asgjë nga ky takim, pasi çështja e kualifikimit ëhstë mbyllur prej kohësh, i ka detyruar stacionet televizive rumune, që audiencën ta tërheqin me gjëra të tjera, e jo me ndeshjen e kombëtares. Ndeshja e fundit e kombëtares rumune, që nuk është transmetuar live nga asnjë kanal televiziv vendas, është shënu