E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: Fitoni dhe për muaCana shpreson të jetë gati pas 10 ditësh, kështu që mesfushori energjik do të jetë në dispozicion të trajnerit Ari Han në ndeshjen kundër Hungarisë, më 28 mars.

Lorik Cana, zëvendëskapiteni i dëmtuar shqiptar i Kombëtares, pohoi për gazetën sportive shqiptare “Panorama Sport”, se ishte i mërzitur për faktin se nuk do të ishte pranë kuqezinjve në ndeshjen kundër Maltës.

 “Jam ende në fazën e rikuperimit dhe doktorët nuk më lejojnë të udhëtoj me avion. Megjithatë, shokët duhet ta dinë se jam me zemër pranë tyre në këtë sfidë të vështirë. Ndeshjen do ta ndjek në televizor”.

Cana shpreson të jetë gati pas 10 ditësh, kështu që mesfushori energjik do të jetë në dispozicion të trajnerit Ari Han në ndeshjen kundër Hungarisë, më 28 mars.

E Merkure, 11 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›