Kicker: Mungesa e Skelës, vakuum kreativiteti te Energie

Albania-sport.com (AS)- Mungesa e Ervin Skelës do të sjellë jo pak probleme në ndërtimin e lojës së Energie Cottbus. Kështu shkruan kicker.de. Blerja e rë dimërore e Energie, shqiptari 30-vjecar vazhdon terapinë intesive për përmirësimin e shëndetit të tij, pas problemeve me vlerat e larta të gjakut. Skela do të krijojë një vakuum në kreativitetin e lojës, shkruan gazetari i "Kicker", Sebastian Karkos. Trajneri i Energie, Sander do të aktivizojë kroatin Mario Cvitanovic, që zakonisht luan si anësor i majtë për të krijuar pak më shumë stabiletet në mesfushë.