E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala pritet në fushë pas 10 muajve mungesë

Bundesliga

Altin Lala pritet të luajë që prej sfidës së sotme, ku Hanoveri do të presë në shtëpinë e tij Verder Bremenin. Prej dhjetë muajsh, mesfushori shqiptar ka qëndruar jashtë fushave të lojës, por nuk përjashtohet që ai të aktivizohet disa minuta, që do të regjistronin debutimin sezonal në Bundesligën gjermane. 34-vjeçari ka punuar shumë për t’u rehabilituar, e pikërisht kur të gjithë prisnin që Lala t’i jepte lamtumirën futbollit të luajtur, ai duket plotësisht i gatshëm. Natyrisht që kapiteni i përfaqësueses shqiptare ende nuk mund të përballojë ritmin prej 90 minutash të ndeshjeve, e ndoshta do ta nisë përballjen me Verderin nga stoli i rezervave. Megjithatë, emergjenca e dëmtimeve te Hanoveri mund t’i krijojë shanse të mira kavajasit që të ndihet sërish një lojtar profesionist.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›