E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamaj: “Mbështesim koalicionin ‘E majta për integrim’”

Deputeti Durim Lamaj, një nga bashkëpunëtorët më të afërt e ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, deklaroi mbështetjen për lëvizjen më të re politike të iniciuar nga LSI-ja për krijimin e koalicionit të ri, “E majta për integrim”. Në emër të mbështetësve të ish-kryeministrit Nano, Lamaj shprehu dëshirën për t’iu bashkuar lëvizjes së shpallur nga LSI-ja, e cila, sipas tij, do të jetë përfaqësuesja e denjë e së majtës. “Ne si lëvizje e zotit Nano, por edhe një pjesë e elektoratit që na mbështet, jemi në përputhje të plotë me opsionet që shtron edhe zoti Meta në promemorien e tij. Madje, si pjesë e atyre deputetëve që e mbështesin zotin Nano, e ndiejmë më mirë veten shpirtërisht dhe moralisht te Lëvizja ‘Meta’ sesa te Partia Socialiste, e cila tashmë na ka bërë dalje. Dihet se z. Meta është një nga udhëheqësit kryesorë të së majtës që në vitet '90 dhe besimi i elektoratit të majtë anon më shumë tek opsioni i zotit Meta, sesa te Rama. Kështu që mendojmë që lëvizja e zotit Meta duhet të merret seriozisht nga të gjitha forcat politike", - tha deputeti i përjashtuar nga radhët e PS-së, Durim Lamaj.

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›