E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Newsweek”: Loja ruse me Kosovën

Në qendër të vëmendjes të revistës së njohur amerikane “Newsëeek” vihet Rusia dhe synimet e saj ndaj Kosovës. Pse ky shtet është kaq i interesuar për Kosovën? Përgjigjet ndërlidhen me precedentin që Kosova paraqet për popullatat përgjatë Bashkimit Sovjetik si çeçenët në Rusi, abkhazët dhe osetët në Gjeorgji dhe separatistët në Moldavi. Megjithatë, mendohet se arsyeja e vërtetë e kokëfortësisë së presidentit Putin ka të bëjë me faktin se Kosova shihet si copëza e fundit e ish-Jugosllavisë nën sferën e ndikimit rus, i cili pasqyron vetëm llogaritje të qarta gjeostrategjike. Sipas këtij shkrimi, sovjetikët dikur e kanë parë hartën e Europës si tablo shahu dhe deri diku, Kremlini edhe sot e sheh si të tillë. Me shembjen e regjimeve komuniste që nga viti 1989, loja e shahut për Rusinë ka marrë kahe të shëmtuar, të përcjellë nga një ndjenjë poshtërimi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Një tjetër arsye janë bombardimet e NATO-s kundër Serbisë më 1999-n dhe turpi i Rusisë që nuk mundi dot t’i bënte ballë kësaj situate. Që prej atëherë, Rusia e Putinit është bërë më pak demokratike nga brenda dhe më agresive nga jashtë.

“Der Spiegel”: “Çmimi i lirisë”

Shteti më i ri i Europës tashmë ka probleme. Kështu shkruan revista e mirënjohur gjermane “Der Spiegel”. Serbët e dhunshëm po protestojnë në Beograd pavarësinë e Kosovës dhe qeveria serbe ka përllogaritur dëmet e ditëve të fundit, të cilat arrijnë vlerën 220 bilionë euro. Gazeta thekson se që në momentin kur Beogradi u kthye në kryeqytetin e Serbisë, është ushtruar dhunë dhe kjo ka vazhduar edhe ditën e martë, kur nacionalistët serbë dogjën flamurët e huaj, madje protesta arriti kulmin kur disa ambasada, si ajo amerikane, u dogjën dhe sulmuan brutalisht. Kjo u kujtoi njerëzve Luftën e Kosovës dhe kaosin që erdhi pas. Pasojat e asaj lufte duket se po e përndjekin Serbinë tani. Kryeministri serb Koshtunica bëri thirrje për protesta paqësore por duket se jo çdo gjë shkoi siç ishte parashikuar. Forcat e sigurisë vonuan për të vënë rendin dhe rregullin duke manifestuar format çnjerëzore të demonstratave që të ngjashme me ato të diktatorit Sllobodan Millosheviç. Në pamje të parë kryeministri serb të jep përshtypjen se populli i tij dëshiron të harrojë poshtërimin që i është bërë nga ana e Kosovës. Ai vazhdon të fajësojë për dhunën e shkaktuar vendet që njohën pavarësinë duke përdorur Serbinë. Shqiptarët e Kosovës më 17 shkurt arritën të plotësojnë ëndrrën e tyre më të madhe duke e kthyer vendin në një det flamujsh.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›