Nga Jezusi te Krishti

27/03/2005 Si u bë një profet hebre, shpëtimtari i Kristianëve? Historia epike e varrit të boshatisur, betejave të hershme dhe zhvillimit të një besimi të madh
Pa Ringjalljen, është praktikisht e pamundur të imagjinosh që lëvizja e Jezusit e dekadave të para të shekullit të parë do të kish zgjatur shumë. Një grup i vogël të devotshmish do të kish mundur të mbante gjallë emrin e tij për një farë kohe, madje edhe duke këmbëngulur në identitetin e tij mesianik duke e quajtur Krisht, por ky grup do të kish qenë thjesht njëri prej sekteve të shumtë në Judaizmin e shekullit të parë
Atëherë, si ka ndodhur me saktësi që Jezusi i historisë, të cilin shumë vetë në kohën e tij e shihnin si një profet të dështuar, erdhi dhe u pa nga miliarda vetë si Krishti i besimit, për të cilin Niken Krid thotë se është “i vetmi bir i Zotit... Perëndia e Perëndisë, Drita e Dritës... nga i cili u krijua gjithçka”? Dhe përse pati sukses Kristianizmi atje ku shumë besime të tjerë dhe lëvizje shpirtërore dështuan?
U duk se gjithçka kish mbaruare tashmë. I dënuar për rebelim, i dënuar me vdekje si i kryqëzuar, i gozhduar në një kryq mbi një kodër të quajtur Golgotë, Jezusi i Nazaretit kish vuajtur gjithë sa kish mundur të vuante. Sipas Markut, Ungjillit më të hershëm, Jezusi, duke vuajtur teksa i afrohej fundit të jetës mbi tokë, përsëriti një varg të Psalmit 22, një pasazh shumë i njohur për veshët e hebrenjve të shekulit 21: “Zoti im, o Zoti im, përse më ke braktisur?” Dhe më pas, një britmë e fundit, e pafjalë. Pastaj, heshtje.
Përse më ke braktisur? Sipas rrëfimeve të ungjillit, ishte një pyetje për të cilën dishepujt e Jezusit nuk kishin një përgjigje të gatshme. Në gjithë kaosin gjatë arrestimit dhe kryqëzimit, ndjekësit e hershëm të tij ishin shpërndarë të gjithë. Ata kishin pritur fitore, jo humbje, në këtë pranverë të Jeruzalemit. Nëse Jezusi ishte, siç besonin ata, Mesiah i Hebrenjve, atëherë arritja më e madhe e tij do të ishte përurimi i Mbretërisë së Zotit mbi tokë, një epokë e cila do të shënohej nga eleminimi i të keqes, sundimi i drejtësisë, rivendosja e Izraelit dhe ringjallja në përgjithësi e të vdekurve.
Në vend të kësaj, të premten e këtyre Pashkëve të Hebrenjve, pikërisht në momentin kur ata po prisnin një lloj zbritjeje të parajsës në tokë, Jezusi, shumë larg nga udhëheqja e forcave të dritës drejt triumfit, po vuante një vdekje prej krimineli. Nga ndjekësit e tij, vetëm gratë qëndruan kur Jezusin po e hiqnin nga kryqi, të mbështjellë me një vel liri dhe të vendosur në një varr të krijuar në një shkëmb në faqen e një kodre. Një gur i rëndë shërbente për të mbyllur varrin dhe, sipas Markut, pak pasi dielli lindi, dy ditë më vonë, Mari Magdalena dhe dy gra të tjera po shkonin për t’i lyer trupin me erëza. Shqetësimi i tyre ishte i zakonshëm, praktik: a do të ishin aq të forta sa të lëviznin gurin nga vendi? Teksa i afroheshin varrit, megjithatë, të treja panë se varri ishte ndërkohë i hapur.
Të çuditura, u futën brenda, dhe një djalosh i ri i veshur me një rrobë të bardhë – jo Jezusi – i ulur në anën e varrit tha: “Mos u çudisni; ju po kërkoni Jezusin e Nazaretit, i cili u kryqëzua. Ai është ngjitur; ai nuk është këtu, shiheni vendin ku e kishin vendosur”. Pasi dëgjuan këto fjalë, gratë, sipas Markut, “dolën jashtë dhe u larguan me vrap nga varri; sepse ishin pushtuar nga drithërima dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë, askujt, sepse kishin frikë”.
Dhe kështu nis historia e Krishtërimit – me konfuzion, jo me qartësi; me mister, jo me siguri. Sipas Ungjillit të Lukës, dishepujt fillimisht e quajtën lajmin që u sollën gratë për varrin e boshatisur si një “përrallë e kotë dhe.. nuk u besuan atyre”; ungjilli i Gjonit thotë se ndjekësit e Jezusit “ende nuk e dinin... se ai duhej të ngrihej nga të vdekurit”.
Peër shumë besimtarë që shkojnë në kishë, të cilët do të mbushin këtë Javë të Shenjtë bankat, rivënia në skenë e Pasionit, sjellja ndërmend e kryqit dhe festimi i Ringjalljes, besimi mund të duket monumental, i pandryshueshëm nga epoka në epokë. Sipas një sondazhi të kryer nga një revistë amerikane, 78 për qind e amerikanëve besojnë se Jezusi u ngrit nga të vdekurit; 75 për qind besojnë se ai u dërgua në Tokë për të çliruar njerëzimin nga mëkatet e tij. 81 për qind thonë se janë të krishterë; ata janë pjesë e atij që është sot besimi më i madh në botë, me 2 miliardë besimtarë, ose 33 për qind e popullsisë së botës.
Megjithatë, udhëtimi nga Golgota te Konstantini, perandori i shekullit të katërt, i cili me ndryshimin e fesë garantoi supremacinë e Krishtërimit në Perëndim, nuk ka qenë aspak i lehtë; ngritja e besimit ishte, siç ka thënë Duka i Uellingtonit në Vaterlo “gjëja më pranë që ke parë në jetën tënde”. Nga Pasioni te Ringjallja deri te natyra e shpëtimit, parimet bazë të krishtërimit ishin në vërshim nga brezi në brez, teksa besimtarët përpiqeshin të kuptonin domethënien e misionit të Jezusit.
Jezus është një emër, Krisht është një titull (në hebraisht, Mesias, në greqisht, kristos që do të thotë “I lyeri”) Pa Ringjalljen, është praktikisht e pamundur të imagjinosh që lëvizja e Jezusit e dekadave të para të shekullit të parë do të kish zgjatur shumë. Një grup i vogël të devotshmish do të kish mundur të mbante gjallë emrin e tij për një farë kohe, madje edhe duke këmbëngulur në identitetin e tij mesianik duke e quajtur Krisht, por ky grup do të kish qenë thjesht njëri prej sekteve të shumtë në Judaizmin e shekullit të parë, një botë e trazuar dhe dërrmuar nga lufta kataklizmike me Romën nga 66 në 73, një konflikt që përfundoi me shkatërrimin e Jeruzalemit.

Këto pyetje janë thuajse 2000-vjeçare, megjithatë në këtë moment përçarës, një kohë kur besimtarët ndihen të rrethuar ndërsa skeptikët mendojnë se janë të përqarkuar, një rindërtim i udhëtimit të Jezusit nga një profet hebre në shpëtimtarin Kristian tregon se besimi, ashtu si edhe historia, është thuajse gjithmonë më e ndërlikuar nga sa duket. Për besimtarët, mësimi është që ata që janë më pranë Jezusit pranuan shumë pak verbërisht, dhe, sipas fjalëve të Origjenit të Aleksandrisë, një prej baballarëve të hershëm të kishës: “Eshtë shumë më mirë të pranosh mësimet me arsyetimn dhe mençuri, sesa thjesht me besim”. Për laikët, kujtesa që Kristianizmi është produkt i dymijëvjeçarëve mendimi kreativ intelektual dhe inpovacioni, një përzierje e historisë dhe debatit të peshuar teologjik, duhet të përmbajë nxitimin e herëpashershëm për të injoruar besimtarët, duke i quajtur paragjykues apo të lehtë.
Teksa dielli po perëndonte të premten e ekzekutimit, Jezusi u shfaq para syve të të gjithëve si një dështim, dhe premtimet e tij për Mbretërine Zotit u dukën pak më shumë se provokuese, por, gjithsesi, vetëm retorikë e pafuqi. Pavarësisht asaj që mund të ketë thënë Jezusi për kryqëzimin dhe ringjalljen gjatë jetës së tij, dishepujt pa dyshim që nuk prisnin aspak që Jezusi të ngrihej përsëri. Gratë te varri ishin të befasuara; i gjendur përballë Zotit të ringritur, Tomasi fillimisht refuzoi t’u besojë syve të tij; dhe në fund të Ungjillit të Mateut, disa dishepuj ende “dyshonin”.
Vijon në numrin e ardhshëm
Pa Ringjalljen...
Jezus është një emër, Krisht është një titull (në hebraisht, Mesias, në greqisht, Kristos që do të thotë “I lyeri”). Pa Ringjalljen është praktikisht e pamundur të imagjinosh që lëvizja e Jezusit e dekadave të para të shekullit të parë do të kish zgjatur shumë. Një grup i vogël të devotshmish do të kish mundur të mbante gjallë emrin e tij për një farë kohe, madje edhe duke këmbëngulur në identitetin e tij mesianik duke e quajtur Krisht, por ky grup do të kish qenë thjesht njëri prej sekteve të shumtë në Judaizmin e shekullit të parë, një botë e trazuar dhe dërrmuar nga lufta kataklizmike me Romën nga 66 në 73, një konflikt që përfundoi me shkatërrimin e Jeruzalemit.