Në kërkim 3 administratorë të VEFA-s

27/03/2005 Dyshohet të jenë larguar jashtë pas ngritjes së akuzës për shpërdorim detyre
Shpallen në kërkim tre administratorë të Këshillit Mbikqyrës për Transparencën e Firmave Piramidale, konkretisht VEFA-s. Pas marrjes të pandehur të pesë administratorëve të VEFA-s, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, prokuroria ka arritur të gjejë vetëm dy prej tyre të cilëve u ka komunikuar akuzën. Ndërsa, tre prej tyre nuk rezultojnë të jenë në vendbanimet e tyre të mëparshme. Madje hetuesit e prokurorisë kanë kontaktuar edhe me kryeadministratorin e fajdeve Farudin Arapi, të cilin e kanë pyetur për vendodhjen e tre vartësve të tij. Por, ky i fundit nuk ka pasur dijeni se ku ndodhen dhe nuk ka disponuar ndonjë adresë apo numër telefoni të tyre. Nga informacionet e marra prej policisë, dyshohet se tre administratorët janë larguar jashtë shtetit.
Kërkimi
Pas ngritjes së akuzës së shpërdorimit të detyrës ndaj pesë administratorëve, prokuroria i ka thirrur për t’u kryer komunikimin. Merita Ahmeti, Vjollca Gjylameti, Arben Abazi dhe Nasip Ahmeti, janë marrë të pandehur nga prokuroria disa javë më parë. Por, vetëm dy prej tyre janë gjetur nga hetuesit, ndërsa tre të tjerëve nuk u dihet ende vendodhja. Pesë administratorët akuzohen se kanë kryer anullime të debitorëve të Vefa-s, duke u fshirë emrat nga listat. Për këtë pasojë ata kanë dëmtuar kreditorët, pasi huatë, që debitorët i kanë pasur firmës rentiere të VEFA-s, nuk ja kanë kthyer për shkak të fshirjes së emrave të tyre nga dokumentacionet. Lajmi për shpalljen në kërkim të tre administratorëve, u bë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton këtë dosje. Burimet thanë se pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme për vendodhjen e tre administratorëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të sekretit hetimor, u lëshua urdhëri i kërkimit për ta. Burimet sqarojnë se për vendodhjen e tyre hetuesit kanë kontaktuar edhe me kryeadministratorin e fajdeve Farudin Arapi, por edhe ky i fundit nuk ka ditur gjë. Madje ai nuk dispononte asnjë adresë apo numër telefoni të tyre, theksojnë burimet. Për këtë shkak, janë lajmëruar të gjitha pikat kufitare, tokësore, ajrore dhe detare, që të verifikojnë nëse tre administratorët e shpallur në kërkim kanë shkuar jashtë shtetit. Kjo, pas dyshimeve të ngritura bazuar në informacione të siguruara operativisht nga policia, thanë burimet.
Hetimet
Sipas prokurorisë hetimi ndaj pesë administratorëve të VEFA-s ka filluar pas një kallëzimi penal të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit(KLSH). Sipas denoncimit të KLSH-së, pesë administratorët kishin kryer shitje të aseteve të firmës piarmidale VEFA, nën koston e tyre reale. Gjithashtu KLSH-ja kishte konstatuar se pesë administratorët kishin shpërdoruar detyrën e tyre shtetërore, duke anulluar disa debitorë të VEFA-s. Pas denoncimit prokuroria filloi verifikimet dhe kostatoi se administaroret e kishin konsumuar veprën penale dhe vendosi fillimin e proçedimit ndaj tyre. Sipas organit të akuzës, pesë të pandehurit i kanë anulluar detyrimet e disa debitorëve të VEFA-s, duke i fshirë ata nga listat. Ndërsa huatë të cilat arrijnë shifra të mëdha parash, nuk i janë kthyer firmës piramidale. Për pasojë një dëm i konsiderueshëm ekonomik u është shkaktuar kreditorëve dhe shtetit, sqarojnë burimet. Por, prokuroria ende nuk ka konkluduar në një shifër konkrete, për sa i përket dëmit të shkaktuar. Burimet përfundojnë se po verifikohet për të përcaktuar dëmin e shkaktuar.
Pesë të akuzuarit për shpërdorim detyre, anulluan huatë e debitorëve
Pesë administratorët e VEFA-s, akuzohen nga prokuroria e Tiranës se kanë anulluar disa debitorë të firmës rentiere. Nga burime pranë organit të akuzës mësohet se pesë të pandehurit kanë fshirë nga listat e debitorëve disa prej tyre. Si pasojë e eleminimit të disa emrave nga listat e debitorëve, huatë që ata i kanë marrë firmës piramidale VEFA, nuk janë kthyer. Kështu, këta debitorë të cilët i kanë marrë në formë huaje firmës piramidale, shuma të konsiderueshme parash, nuk i kanë kthyer. Si pasojë e moskthimit të këtyre parave dhe mossekuestrimi i aktiviteteve, që zotërojnë këta debitorë, kreditorëve dhe për pasojë shtetit, u është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm ekonomik, sqarojnë burimet e prokurorisë.
Sollaku, më 1 prill takim për fajdet me kryeprokurorin grek
Prokurori i Përgjithshëm shqiptar, Theodhori Sollaku, më 1 prill 2005 do të jetë në Athinë. Burime të besueshme bënë të ditur se vizita zyrtare e shefit të akuzës, do të ketë në axhendë një numër të konsiderueshëm çështjesh dhe dosjesh të përbashkëta. Në qendër të takimit të Sollakut me homologun grek, do të jenë hetimet për piramidat, episode të të cilave kanë sjellë fakte të reja në muajt e fundit. Transfertat e parave në miliarda, ku janë përfolur si të implikuar ministra e deputetë, pohohet se do të jenë pjesë e punës së kryeprokurorëve të dy vendeve. Agjenti Vavilis, "sipërmarrësi" i çuditshëm, që shfaqet çdo javë në një nga ish-skemat piramidale, si biznesmen, nënkontraktor, ka futur në lojë dhe deputetë e pushtetarë të vendit fqinj. Do të jetë takimi i dytë në harkun e gjashtë muajve mes drejtuesve të prokurorive të Greqisë dhe Shqipërisë.