Totti në dyshim për derbi

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 17:30
Paraqitja e kapitenit të Romës, Francesco Totti në derbin e qytetit kundër Lazios më 18 tetor është në dyshim, pasi klubi ka njoftuar se sulmuesi ka pësuar tërheqje muskulore.
35 vjeçari u zëvendësua gjatë fitores 3-1 ndaj Atalantas të shtunën.
“Francesco Totti iu nënshtrua kontrollimeve mjekësore, që zbuluan një problem muskulor në kofshën e këmbës së tij të djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme”, thuhet në komunikatën e Romës.
Sipas medieve italiane, Totti pritet të mungojë për së paku 15 ditë.