E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi-Roma, vazhdojnë bisedimet

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 19:13

Bisedimet rreth kontratës mes Romës dhe mesfushorit Daniele de Rossi janë duke vazhduar, ka njoftuar administratori i klubit, Claudio Fenucci.

Ylli italian ka më pak se 12 muaj në marrëveshjen e tij aktuale me Romën dhe mund të largohet si futbollist i lirë në qershor të vitit të ardhshëm. Por, të dyja palët duket se dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Kemi arritur marrëveshje në pika të ndryshme të kontratës, por ende ekziston një distancë rreth një elementi. Duhet të punojmë ende rreth saj”, tha Fenucci për Radio RAI.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›