Cannavaro beson në Scudetto

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 18:22
Ky mund të jetë sezoni kur Napoli do të fitojë titullin e kampionit në Serie A, ka thënë kapiteni i ekipit, Paolo Cannavaro.
Skuadra nga San Paolo është vetëm një pikë larg liderit Juventus, pasi ka tubuar 10 pikë nga pesë ndeshjet e para, përfshirë fitore ndaj Milanit dhe Interit.
“Fitimi i titullit do të ishte maksimumi për ne, nuk mund të ndodhë më mirë. Duke pasur parasysh vështirësitë e Milanit dhe Interit, ky mund të jetë viti ynë për të fituar Scudetton”, tha Cannavaro për Radio CRC.
Napoli është dy herë kampion i Italisë nga 1987 dhe 1990.