E Diel, 1 Nëntor 2026

I vë flakën makinës pas humbjes së kombëtares

DELVINË- Humbja e pamerituar e kombëtares sonë të futbollit kundër Holandës është shoqëruar me një skenë sa tragjike ashtu edhe komike në Delvinë. Një person është "betuar" se nëse kombëtarja nuk do të merrte të paktën një pikë, ai do të digjte makinën së bashku me dhjetë kile peshk që kishte brenda. Kjo deklaratë është marrë me humor nga banorët e shumtë të qytetit që ishin mbledhur në sheshin kryesor për të parë ndeshjen. Por kur arbitri fishkëlleu tre herë për të sinjalizuar mbarimin e ndeshjes dhe njerëzit nisën të largoheshin nga sheshi, Vilson Alushi mori bidonin e benzinës që mbante në makinë dhe nisi të spërkasë benzin e tij. Në sy të të gjithë qytetarëve të tjerë, ai ndezi cakmakun dhe i vuri flakën makinës së tij. Më pas ai rrinte aty pranë duke parë makinën që digjej.
Por tragjikomikja e kësaj ngjarjeje nuk mbaroi me kaq. Vetëm pak caste më pas aty mbërriti zjarrfikësja e qytetit, e cila u bë gati për të shuar zjarrin. Por në momentin që hapet rubineti dhe njerëzit prisnin që të dilte uji me presion, kjo gjë nuk ndodhi. Në këtë moment zjarrfikësit zbuluan se makina nuk kishte ujë. Ai ishte marrë nga banorët e pallateve ngjitur me repartin e zjarrfikësve, të cilët vuajnë nga mungesa e ujit. Dhe kur flakët kishin djegur plotësisht makinën mbërriti grupi i zjarrfikësve të Sarandës. Zjarrvënësi nuk kishte asnjë shenjë pendese për veprimin që bëri, madjeai shikonte me indiferencë veprimet për shpëtimin e makinës së tij nga shokët.

Shekulli

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›