E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka: Oto, shaje gjyqtarin, e paguaj une gjoben

Sipas "Vecernjit", Oto Baric e kishte "viston" nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF) qe t'i thoshte cfare fjalesh te donte gjyqtarit Rajli. "Presidenti me pergezoi per ndeshjen, po ashtu publiku brohoriti per ne, por kjo nuk ma hoqi zhgenjimin, - tregoi kroati, - madje, presidenti erdhi dhe me tha "Oto, thuaji gjyqtarit cfare te duash, gjoben do ta paguaj une". Por cfare do te fitoja me kete. UEFA qe tani me ka ne shenjester".
Herr Oto: UEFA s'donte qe Holanda te ndalej ne Shqiperi
Ne intervisten e tij per "Vecernjin", Baric akuzoi drejtperdrejt UEFA-n per njeanshmeri dhe perkrahje te Holandes. "Te merkuren kemi luajtur ndeshjen me te mire te eleminatoreve deri tani, - u shpreh shefi kuqezi, - I patem holandezet ne dore. Ata kishin ardhur me gjithe yjet e tyre me te medhenj dhe nuk munden te benin asgje ndaj nesh. Jam shume i zhgenjyer". "Per fat te keq serish ishte gjyqtari qe dha vendimin perfundimtar. Ne fund te pjeses se pare Matejsen (ne fakt Melhiot) tundi rrjeten e tij dhe nisem te festonim golin, por gjyqtari e anulloi. Situate e ngjashme si ne rastin e penalltive per Verderin ne "Maksimir" (ndaj Dinamos se Zagrebit). Faull qe vetem gjyqtari anglez e pa".
"Me Shqiperine kemi bere perparim te madh, - thote, - kam marre ne ekip disa lojtare te rinj, kemi krijuar nje ekip te shkelqyer. Por UEFA nuk donte qe Holanda e madhe te pengohej ne "ndonje" Shqiperi dhe te mos shkonte ne Kampionatin Europian".

Korrieri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›