Lampard, jashtë Evropianit

Frank Lampard do të mungojë në fushatën e Anglisë në Euro 2012 për shkak të një lëndimi në kofshë që pësoi gjatë stërvitjes të mërkurën.
Lajmi është konfirmuar nga mesfushori i Chelseas i cili u ekzaminua nga stafi mjekësor. Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson është ftuar në skuadër në vend të Lampardit.
“Është goditje e rëndë për ekipin, sidomos pas humbjes së një tjetër futbollisti senior si Gareth Barry”, tha selektori i ri i Anglisë, Roy Hodgson.