Lampard kërkon negociata

Frank Lampard dëshiron të nisë negociatat me Chelsean për vazhdimin e kontratës së tij në Stamford Bridge.
33 vjeçari, kontrata e të cilit skadon më 2013, është aktualisht golashënuesi më i mirë i ekipit këtë sezon me shtatë gola. Ai dëshiron të përfundojë karrierën me Chelsean.
“Dua të vazhdoj kontratën. Përderisa klubi më kërkon, do të jem këtu. Çka do që thotë dikush tjetër rreth meje është e parëndësishme, unë do të jem këtu, për këtë nuk kam dyshim”, tha Lampard për Sky Sports News.