E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dos Santos vazhdon në Barcelonë

Mesfushori Jonathan Dos Santos ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën deri më 2015.

Dos Santos, vëllai i vogël i futbollistit të Tottenhamit, Giovani Dos Santos, ka qenë vazhdimisht i aktivizuar në skuadrën Barcelona B me paraqitje të kohëpaskohshme me ekipin e parë, përfshirë fitoren 3-2 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Kampioni i Evropës ka njoftuar se kontrata e re e 21 vjeçarit përfshin dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh. Dos Santos zakonisht luan si mesfushor defensiv, por mund të aktivizohet edhe në mbrojtje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›