Lampard, pas finales te Interi

Për shtypin britanik "cështja Lampard" është e mbyllur. Mesfushori i Celsit do të luajë kundër Manchester United në finalen e Ligës së Kampioneve edhe ndeshjen e tij të fundit me fanellën e klubit londinez. Tabloidët britanikë konfirmojnë nga burime italiane, por dhe nga drejtues të klubit të "Stamford Bridge" se kalimi i tij te Interi është thjesht një cështje kohe. Kontrata aktuale e Lampard skadon në vitin 2009, ndërkohë që lojtari pas takimit kundër Manchester United do të firmosë një kontratë katërvjecare me një pagese vjetore prej 6 milionë euro. Blerja e kartonit ndërkombëtar nga Celsi, Interit do t'i kushtojë 10 milionë euro.