Lampeduza,emigrantët e paligjshëm lënë ishullin

Qindra emigrantë ilegalë janë larguar nga një qendër ndalimi në ishullin italian të Lampeduzës.Kryetari i bashkisë së ishullit thotë se rreth 700-të emigrantë hapën me forcë portat e kampit dhe janë mbledhur në qendër të qytetit ku atmosfera është e tensionuar.Por disa njoftime thonë se ata mund të jenë lejuar të dalin jashtë qendrës.Emigrantët ilegalë protesojnë për kushtet e jetesës në kampin e mbipopulluar që OKB-ja e ka përshkruar si të papërshtatshëm.Në të shkuarën, ata që kanë kërkuar azil, kryesisht afrikanë, dërgoheshin brenda në Itali.Tani sipas një politike të re, ata mbahen në ishullin e Lampeduzës dhe ata që nuk fitojnë azil rikthehen në vendet e tyre.