Greqi, protesta për lirimin e të arrestuarëve në dhjetor

Qindra persona janë mbledhur në Athinë për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë incidenteve të dhjetorit. Manifetuesit kanë rrethuar të gjithë kryeqytetin duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarëve që protestuan pas vrasjes së adoleshentit Aleksis Grigoropulos. Gjatë manifestimit, grupe të rinjsh kanë hedhur gurë në drejtim të policëve, të cilët i janë kundërpërgjigjur duke u hedhur gaz lotsjellës. Manifetuesit i kanë vënë flakën universitetit qëndror.Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në Patras.Ndërkohë,që në sulme të ngjashme, disa javë më parë, u shkatërruan biznese e dyqane në Athinë.