E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Përdorimi i vajzave si kukulla, i pavend

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mishel Obama ka deklaruar se përdorimi i vajzave të saj për të shitur kukulla është i pavend. "Ne mendojmë se është tërësisht e pavend përdorimi i fëmijëve për qëllime marketingu", u shpreh zëdhënësja e zonjës së parë Mishel Obama. Vajzat e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, Malia dhe Sasha kanë më pak se një javë që kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Që tani, vajzat e para të SHBA-së janë përdorur nga marketingu dhe mamaja e tyre Mishel nuk është dakord me këtë gjë. Kompania 'Beanie Babies' ka nxjerrë në treg kukullat "Sëeet Sasha" dhe "Marvelous Malia". Zëdhënësja e Mishel Obamës ka theksuar për rrjetin televiziv CNN se këto kompani duhet të evitojnë përdorimin e emrave për kukullat në rastë të tilla, sepse duke bërë këtë, mund të ndikohet negativisht në imagjinatën e fëmijëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›