Xhenifer Lopez zgjedh fustanin e Viktorias
Ka zgjedhur një fustan të ngushtë nga koleksioni “VB” pranverë-verë 2010, të dizenjuar nga Viktoria Bekam, këngëtarja Xhenifer Lopez për të takuar në Uashington zëdhënësen e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nensi Pelosi. Takimi ishte privat dhe këngëtarja e bukur tregoi se edhe një grua me forma si ajo mund t’i lejojë vetes një nga fustanet e stilit “posh spice”. Efekti ishte i paimagjinueshëm. Xhenifer 40 vjeçe u paraqit në një formë të mrekullueshme edhe pse kishte veshur një fustan të puthitur pas trupit. Fustani ishte shoqëruar nga një palë këpucë me taka super të larta të Kristian Louboutin dhe një çantë të Salvatore Ferragamos. Një stil për t’u marrë shembull, klas dhe sjellje modane. Komplimenta për sensualen Xhenifer, që i mahniti të ftuarit edhe me një buzëqeshje rrëzëllitëse. Me pak fjalë gjithçka ishte e mrekullueshme. Xhenifer me format seksi dhe fustani që nuk mund të ishte dizenjuar nga askush tjetër, përveçse nga zonja Bekam.
22 Shtator 2009