Tori Spelling, aktorja urren telefonin
Në Amerikë, celularët e gjeneratës së fundit kanë përparuar: pjesa më e madhe e personave e përdorin për internetin, të tjerët për të luajtur. Akoma më mirë kur bëhet fjalë për një “i-phone”, i cili konsiderohet mbret i telekomunikacionit në SHBA. Edhe mes vipave mania për këto paisje po tejkalon caqet e normales. Diçka për këtë di edhe Tori Spelling. Ylli i Hollivudit ka deklaruar se ka frikë nga telefoni dhe se nuk mundet të komunikojë me sistemet tradicionale: ajo duhet të ketë gjithmonë me vete Blackberry-n e saj për të folur me të afërmit dhe miqtë. “Nuk më pëlqen telefoni – shprehet Tori -. E di që është e çuditshme por unë komunikoj vetëm me telefonin që më shpëtoi jetën. Im shoq Dean e urren si unë, por për fat të keq duhet ta kem gjithmonë me vete”. Spelling ka pranuar gjithashtu se nuk gjendet në një moment të mirë financiar dhe kjo është një arsye më tepër për të mos pasur telefon.
22 Shtator 2009