E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e parlamentit studiuesit Rishikim i paanshem

Në grupin e punës që do të rishkruajë historinë e parlamentit shqiptar duhet të marrin pjesë edhe gjuhëtarë e juristë, ndërsa dokumentet duhet të shyrtohen në mënyrë të drejtë e të paanshme. “Janë këto opinionet e historianës Nevila Nika dhe studiueses Ana Lalaj. Sipas tyre duhet të zbardhen të gjithë të dhënat e kohës së regjimit komunist pa u tjetërsuar.

"Përveç historianit dhe juristit na duhet edhe një gjuhëtar, sepse unë do ta jap në nuancën e kohës, por tjetri duhet ta kuptojë sepse nuk e merr vesh. Në vitin 1929, nëse lexon kodin civil të asaj kohe është shumë e vështirë ta kuptosh sepse shqipja ka evoluar"-thotë Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave, Nevila Nika.

"Mbledhja e grupit të punës është veprimi i duhur për të riparë  këtë periudhë dhe gjithë sistemin. Ka dhe historianë që merren me këtë periudhë kështu që mendoj se ata duhet të jenë në këtë grup pune. është profesor Luan Omari, profesoresha Aurela Anastasi"-thotë studiuesja Ana Lalaj.

"Dikush ka atë frikën se çfarë është bërë do të prishet etj, përgjigja është jo. Dokumenti del i plotë. Në të kundërt quhet falsifikim"-thotë Nika.

"Parlamenti nuk ishte i përhershëm, por pothuajse inekzistent. Megjithatë, kjo sërish nuk të jep të drejtën ta zhdukësh si objekt studimi, por të vlerësosh në mënyrë objektive se cilat ishin dobësitë e këtij parlamenti"-thotë Lalaj.

"Ajo që si fillim kemi menduar se mund të bëjmë është t'i japim një ngjyrim tjetër, pa prishur asgjë çfarë ka ligji, sepse nuk shkon,kush e ka firmosur. Edhe emri ka vlerën e vet"-thotë Nika.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›