Topalli: Koha qe jetojme, refuzon me neveri cdo shfaqje dhune Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, denoi dje ne Maqedoni aktet e dhunes dhe incidentet e ndodhura se fundmi, duke bere thirrje per nje reagim te shpejte institucional. Qendrimin, Topalli e beri publik pas takimit me kryetarin e Parlamentit Maqedonas, Trajko Veljanoski, ne diten e dyte te vizites se saj ne kete vend. "Me rendesi te jashtezakonshme dhe pergjigje e vetme ndaj dhunes ose nje incidenti te caktuar, eshte te reagohet shpejt, ne menyre te duhur dhe ne menyre institucionale", - u shpreh Kryetarja e Kuvendit Shqiptar pas takimit. Nderkohe qe gjate fjalimit te mbajtur para deputeteve maqedonas, Topalli tha se rajoni ka ndryshuar, nuk ka me genocide, nuk ka mizori, nuk ka me lufte, ndaj, sipas saj, cdo akt dhune eshte per t'u denuar. "Cdo rast dhune, ndaj kujtdo qe behet eshte vetem per t'u denuar. Historia ka mesuar se dhuna eshte arsyeja e atij qe ka gabim. Dhuna eshte nje metode lufte inferiore, brutale, e mbi te gjitha, iluzive ne arsyet e 'triumfit' femer. Koha qe jetojme refuzon me neveri cdo shfaqje dhune, intolerance", - reagoi Topalli. Gjate takimit me homologun maqedonas, Topalli tha se dy shtetet jane miqesore, ndersa marredheniet e ndersjella jane ne nivel te larte. "Ne Shqiperi kemi edhe nje mik ne NATO dhe cdohere prej saj marrim mbeshtetje per anetaresimin tone ne Aleance. Se bashku kemi nje rruge per integrim edhe te Maqedonise dhe te Shqiperise ne familjen evropiane dhe jemi te bindur se shpejte do te vije dita kur do te jemi anetare te saj. Ardhmeria e Maqedonise dhe e Shqiperise eshte ne Bashkimin Europian", - u shpreh pas takimit Veljanoski. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Topalli, tha se shpreson se Maqedonia do te marre nje sinjal pozitiv ne Samitin e NATO-s ne Cikago, sepse, sipas saj, kete e meriton. "Shqiperia eshte mbeshtetese e fuqishme e anetaresimit te Maqedonise ne NATO. Me kete rast, deshiroj t'i perseris fjalet e kryeministrit tone Sali Berisha i cili tha se Maqedonia formalisht nuk eshte anetare e NATO-s, por se ate qe e ka bere, me te gjitha reformat dhe angazhimet ajo tanime eshte kjo qe eshte", - theksoi Topalli. Dy personalitetet gjate takimit te djeshem, biseduan per intensifikimin e bashkepunimit parlamentar dhe ekonomik, ndersa u be fjale edhe per marredheniet nderetnike. "Biseduam edhe ne tema te tjera dhe rame dakord se te gjitha ceshtjet qe paraqiten gjate jetes se perditshme ne dy shtetet, eshte mire qe po zgjidhen ne menyre institucionale dhe ne menyre te shpejte dhe efikase", - tha Veljanoski. Kryetarja Topalli zhvilloi dje pasdite takime edhe me Presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.