Liverpuli ndalet edhe nga Birminghemi
Premier League
Liverpul ka barazuar në transfertë ndaj Birminghem Sitit, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1. Fati i ndeshjes u përcaktua në pjesën e dytë. Ishin “Reds”-at që kaluan në epërsi të parët me anë të Stiven Xherrard, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 46. Gëzimi i ekipit të Rafa Benitez zgjati pak, ngaqë Birminghem barazoi me anë të Ridgeuell. Por për Liverpulin nuk ka vetëm lajme të këqija, sidomos në planin ekonomik. Sipas “News of the World”, klubi anglez do të nënshkruajë një kontratë luksoze prej 150 milionë paundësh me “Adidas”. Firma e njohur e fanellave i ka ofruar Liverpulit një kontratë shumë të leverdishme për 10 vitet e ardhshme.
#