E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SHBA nuk tolerojne ndarjen"

"Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane te perkushtuara qe ta mbajne Kosoven si nje shtet dhe nuk do te jene tolerante ndaj cfaredo plani per ndarje". Keshtu thote Janusz Bugajski, nga Qendra per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne Uashington ne nje interviste qe dha dje per radion Evropa e Lire.

Misioni i Bashkimit Evropian eshte vendosur ne Kosove nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara. Si e shihni ju kete zhvillim?

Jane dy menyra per ta shikuar ate. Ai mund te interpretohet ne menyre pozitive dhe negative. Ana negative eshte se nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara, ky mision mund te krijoje nje autoritet te OKB-se ne Kosove, qe eventualisht mund te coje te nje lloj i statusit special per palen serbe, e ndoshta edhe ne ndarje. Ana pozitive mund te argumentohet se perfundimisht EULEX-i eshte brenda nen mandatin e Kombeve te Bashkuara, qe do te thote se eshte legjitim dhe bota e ka pranuar si mision implementues legjitim dhe kjo do t'i ndihmoje Kosoves, qe te arrije anetaresim eventual ne Kombet e Bashkuara.

Zyrtare te EULEX-it thone se misioni do te punoje ne gjithe Kosoven, perkunder kundershtimeve te serbeve te Kosoves ne veri, qe thone se do ta injorojne kete mision. Sipas jush, cka do te ndodhe?

Mendoj se nuk mund ta injorojne misionin EULEX, perderisa UNMIK-u filloi ta terheqe autoritetin e tij dhe personelin ne Kosove. EULEX-i do ta plotesoje kete terheqje ne te gjitha pjeset e Kosoves dhe eshte i perkushtuar qe te jete ne Mitrovice dhe qe te jete nen nje autoritet. Pra, nuk mendoj se serbet aktualisht do ta injorojne ate, vetem nese nuk deshirojne qe te kene konflikt me Bashkimin Evropian ne te ardhmen.

Sic u tha, ky mision eshte nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara, perfshire edhe planin e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se. Institucionet e Kosoves thone se ato jane kunder ketij plani, pasi ai mund te coje te ndarja. Por, zyrtaret nderkombetare e thone te kunderten. Si e shihni ju kete situate?

Une perpiqem te jem optimist. Une nuk kam shume besim ne Bashkimin Evropian, por jam shume i kenaqur qe amerikanet jane aty. Kjo tregon se Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara qe ta mbajne Kosove si nje shtet dhe mendoj se nuk do te jene tolerante ndaj cfaredo plani per ndarje. Varet se sa efektiv eshte EULEX-i ne terren. Prandaj, eshte shume e rendesishme per Qeverine e Kosoves dhe per organizatat joqeveritare per t'i vezhguar monitoruesit. Me fjale te tjera, ata duhet ta monitorojne suksesin apo deshtimin e EULEX-it.

Sic e permendet, ne EULEX marrin pjese edhe Shtetet e Bashkuara. Lidhur me kete, cka mendoni per politiken per Kosoven te administrates se ardhshme amerikane?

Mendoj se administrata e ardhshme Obama do te jete e perkushtuar se pari per ta rindertuar aleancen, pastaj per t'i kompletuar misionet, per te cilat Shtetet e Bashkuara jane shume te perkushtuara, perfshire qartazi edhe Kosoven, dhe se treti, qe te ndihmoje ne zgjerimin e komunitetit euroatlantik dhe per konsolidimin e tij. Shpresojme se kjo eventualisht do te thote hyrje e Kosoves ne NATO dhe marredhenie me te ngushta te sigurise me Shtetet e Bashkuara.

Ne Kosove eshte e vendosur edhe Zyra Civile Nderkombetare, qe eshte e angazhuar ne monitorimin e implementimit te planit Ahtisaari, qe sherbeu si baze per pavaresine e Kosoves. Nga ana tjeter, eshte thene se EULEX-i do te jete status neutral. Cfare mendoni per kete kunderthenie?

Nuk mendoj se cilido mision mund te jete status neutral. Ju ose e pranoni pavaresine e Kosoves, ose nuk e pranoni. Megjitheqe nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara, EULEX-i eshte nen autoritetin e Bashkimit Evropian, ku shumica e vendeve e kane pranuar pavaresine e Kosoves. Mendoj se pashmangshem, ato duhet ta zbatojne planin Ahtisasri, qe po ashtu eshte pranuar edhe me Kushtetuten e Kosoves. Pra, ju mund te thoni gjera te ndryshme, por, perfundimisht, EULEX-i do te jete pergjegjes per implementimin e planit Ahtisaari ne Kosove.

Veshje ne ngjyre te gjelber, perfshire bereten e zeze. Si embleme perdor flamurin e Kosoves

FSK, me uniforma te vendeve te NATO-s

Keshtu deklaroi ministri i FSK-se, Fehmi Mujota, duke prezantuar uniformat dhe gradat e FSK-se

Perzgjedhja e komandantit, stafit komandues dhe pjesetareve te Forces se Sigurise se Kosoves do te behet pas festave te fundvitit, ka deklaruar dje ministri i FSK-se, Fehmi Mujota. Keto komente, Mujota i beri gjate prezantimit te uniformave te pjesetareve te FSK-se. Kjo uniforme ka ngjyre te gjelber, perfshire edhe bereten e zeze, kurse si embleme perdor flamurin e Kosoves dhe ngjason shume me uniformat e NATO-s. Po sot, ministri Mujota ka prezantuar edhe 9 gradat per oficeret e FSK-se dhe 6 te tjera per nenoficere. Gradat e oficereve fillojne nga nentogeri deri te gjenerallejtenant, nderkaq per nenoficeret gradat fillojne nga ushtari deri te flamurtari. Pas pergatitjeve teknike, Mujota tha se pason edhe perzgjedhja e stafit komandues te FSK-se dhe te gjithe pjesetareve qe do te perfshihen ne kete Force, diku pas festave te fundvitit, gjegjesisht ne pjesen e pare te vitit tjeter. "Mendoj se eshte e nevojshme qe pas festave qe do t'i kalojme, do te kemi mundesine qe te bejme edhe perzgjedhjen e te gjithe atyre qe kane konkurruar per Forcen e Sigurise se Kosoves, perfshire ketu edhe stafin komandues. Domethene, siguroj te gjithe ata qe kane pasur njefare hezitimi se, per shkak te nje zhvendosjeje te vogel, nuk do te kete ndonje ndikim negativ sa i perket ecurise se mbare te krijimit te Forces se Sigurise dhe shperberjes se dinjitetshme te Trupave Mbrojtese te Kosoves", tha Mujota.

Ministri tha se uniformat e Forces se Sigurise jane siguruar ne baze te nje donacioni nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai tha se kjo Force po ngritet ne bashkepunim te ngushte me NATO-n. Ndaj ai u shpreh me se i bindur se Forca e Sigurise se Kosoves do te jete e gatshme qe te perfshihet edhe ne misione nderkombetare, nese kjo i kerkohet nga Aleanca Veri-atlantike. "Forca e Sigurise se Kosoves po ngritet ne partneritet, sipas kritereve dhe standardeve te NATO-s dhe ne cdo kohe e cdo vend, kur te jete e gatshme dhe kur te jete e nevojshme, per t'u perfshire ne misione jashte vendit, do te kete identifikimin e plote edhe shteteror, por edhe ate te forcave qe bartin vendet anetare te NATO-s", theksoi Mujota. Bazuar ne legjislacionin aktual, Mujota sqaroi se pjesetaret e kesaj Force nuk do te quhen ushtare, por pjesetare te FSK-se. Formimi i FSK-se pason shperberjen e TMK-se qe ishte parapare per daten 10 dhjetor, por eshte shtyre per mesin e janarit te vitit 2009, per shkak te mosemerimit te komandantit dhe stafit komandues. Sipas zyrtareve vendore, Forca e Sigurise se Kosoves do te funksionalizohet me 15 qershor te vitit 2009. Kjo Force do te kete 2500 pjesetare aktive dhe 800 rezerve, te armatosur me arme te lehta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›