Riorganizim të sistemit shëndetësor në shkolla

Sipas tij, shumica e fëmijëve në shkolla nuk njohin mjekun e tyre, nuk janë adresuar ndonjëherë tek ai, dhe madje nuk janë në dijeni nëse kishin një të tillë.
Këto rezultate kanë dalë nga një studim të bërë sot publik nga vetë ministri Tavo në një takim me mjekë të shkollave.
“Gjithashtu, u vure motivimi i cekët i mjekëve, ku shumica e tyre nuk ishin në dijeni të ekzistencës së rregullores së funksionimit të këtij shërbimi qe ofrohej, apo që ta njihnin atë. Dhe, anjëri prej tyre nuk ishte trajnuar ndonjëherë apo kishte kryer ndonjë edukimi të vazhdueshëm rreth këtij shërbimi”, tha Tavo.
“Për herë të parë, ne prezantohemi me një vizion të ri të shërbimit shëndetësor në shkolla ku ndërthuren elementët bazë të politikave shëndetësore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në përcaktimin dhe ndjekjen e standardeve në dhënien e kujdesit, dhe do të luajnë një rol në performancën dhe në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj fëmijëve”, u shpreh kreu i Shëndetësisë. Dokumentimi, sipas tij, do t’i shërbejë jo vetëm personelit shëndetësor në shkolla, por gjithë personelit shëndetësor që punon aktualisht në shëndetin publik dhe për edukimin në vazhdim.
Në bazë të 12 çështjeve të paraqitura në paketën bazë të ndërhyrjeve të shërbimit edukativ-shëndetësor në shkolla, kompetencat e mjekëve dhe infermiereve në shkolla ndahen në 8 kategori; aktivitete Shëndetësore, koordinim të kujdesit dhe kuadrit ligjor, bashkëpunimi me komunitetin, aktivitete të edukimit shëndetësor, planifikim dhe hartim të programeve, komunikim, etikë dhe udhëheqje. /Start/
2012-09-14 12:26