Kreu i KQZ-së, mbyllet afati i dorëzimit të kërkesave

Afati i shpallur më 3 shtator, përfundoi zyrtarisht dje, ku kërkesat janë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Pas këtij hapi, Komisioni i Ligjeve do të nisë punën për të administruar kërkesat me të dhënat përkatëse për kandidatët. Më pas, ata do të thirren në një seancë dëgjimore me secilin prej tyre dhe përzgjedhjen në fund të dy kandidaturave alternativë, të cilat duhet të kenë mbështetjen e 2/3 të anëtarëve të këtij komisioni. Nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë të paktën dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit.
Më pas, përfaqësuesit e opozitës në komision përjashtojnë dy nga këta kandidatë, ndërsa Kuvendi zgjedh kryetar të KQZ-së kandidatin që merr më shumë se gjysmën e e votave, mes dy kandidatëve të mbetur. E gjithë kjo procedurë duhet të përfundojë jo më vonë se data 25 shtator, pra 10 ditë pasi të jenë zgjedhur 6 anëtarët e tjerë të KQZ-së, për zgjedhjen e të cilëve do të ndiqen procedurat e mëparshme. /Start/
2012-09-14 10:26