E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, shpërthim në një lokal

Policia lokale bëri me dije se njoftimi është marrë rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm, ku është regjistruar një shpërthim në lokalin e shtetasit S. Ndreu, banues në këtë fshat.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore së bashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore, u konstatua se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e dyerve dhe të dritareve të lokalit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur dëmtime në njerëz.

Aktualisht nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, po punohet, në disa pista hetimi, për zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve. /Start/

                                                                                             2012-09-14 11:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›