Morati ndez polemikat: I kemi të gjithë kundër
ROME-Një ditë pas barazimit 1-1 me Atalantën, në shtëpinë e Interit vazhdojnë të flasin për penalltinë e dhënë nga gjyqtari si rrjedhojë e një faulli jo shumë të dukshëm të Kristian Kivu ndaj Marilungos. 11-metërshi, që u prit më pas nga portieri Kastelaci, ishte i pesti radhazi kundër zikaltërve, që tashmë duket se kanë gjetur një fajtor për krizën e tyre: arbitrat! Kësaj nuk i ka shpëtuar as presidenti Morati, që vetëm dy ditë përpara përballjes me Juventusin në "San Siro" ka ndezur polemikat. "Është e kotë të qëndrojmë të shqetësuar, sepse tashmë ndodhi, - tha Morati. - Arbitri i ndeshjes me Atalantën është i zoti dhe mendoj se penalltia ishte një rastësi. E sigurt është se një rastësi që zgjat pesë herë rresht, të bezdis shumë", shtoi kreu i klubit zikaltër. Fjalët e tij pasojnë ato të administratorit Ernesto Paolilo, që u pa tepër i xhindosur në fund të takimit në Bergamo. "Mendoj se Paolilo foli instiktivisht, por nuk tha ndonjë gjë të gabuar", u mundua ta mbronte Morati. "Edhe në ndeshjet që kemi fituar, arbitrat nuk ishin pro nesh, - deklaroi braziliani Lusio, duke iu bashkuar fjalëve të Moratit. - Nuk është momenti të kërkojmë justifikime, por të rikuperojmë pikë në klasifikim. Vetëm ne mund ta bëjmë. Tashmë duhet t'i luajmë ndeshjet me thikë në dhëmbë", shtoi mbrojtësi zikaltër.
Milito
Përpos akuzave për arbitrin, është fakt se Interi nuk po kalon aspak një moment të lumtur. Loja thuajse nuk ekziston, sidomos kur mungon Shnajder, ndërsa një pjesë e yjeve duken totalisht jashtë forme. Edhe vetë presidenti Morati deklaroi se është i shqetësuar nga forma e keqe që po kalojnë sulmuesit. "Nuk mund të them se lojtarë të veçantë kanë luajtur keq, - tha presidenti i Interit. - Ka patur disa gabime të vogla, megjithatë skuadra është duke u rritur. Na mungoi ama sulmi. Milito nuk m'u duk në një formë kushedi. Ndaj Atalantës skuadra presoi shumë dhe mbajti topin, por mungoi finalizimi", shtoi ai. Në fakt, Milito ka përfunduar nën akuzë për barazimin 1-1 të së mërkurës, për shkak se argjentinasi humbi rastin më të mirë, me portën e boshatisur, kur rezultati ishte 1-1. Në mënyrë të çuditshme, 2 metra me portën bosh, ai e çoi topin sipër traut, pas një asisti të Maikon nga e djathta.
Inter-Juve
Presidenti i Interit Masimo Morati duket tepër i shqetësuar për formën e skuadrës së tij, në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme për fatet e kampionatit. Megjithatë, Morati deklaron se kjo nuk është një ndeshje revanshi. "Inter-Juventus është derbi i Italisë, do të jetë interesante të shohim formën e dy skuadrave për të kuptuar sesi mund të shkojë kampionati, - tha ai. - Nuk besoj se duhet folur për revansh nga njëra apo tjetra palë. Këto do të jenë pikë të rëndësishme, sepse janë pikërisht pikët ato që na mungojnë", deklaroi Morati. Ai shpreson shumë te forma e Uesli Shnajder për këtë takim, ndërsa mungesa më e rëndësishme e Interit do të jetë portieri Zhulio Sezar, që u dëmtua ndaj Atalantës, duke u zëvendësuar nga Kastelaci. Ranieri është në ankth edhe për kondicionin e Uesli Shnajder, megjithatë çdo gjë do të zbuloheet në momentet e fundit.
(d.b/BalkanWeb)