“Land Rover”zyrtarisht në Shqipëri
Albanian Motor Company ka marrë ekskluzivitetin e distribucionit të “Land Rover” në Shqipëri. Kështu në korrik të këtij viti Albanian Motor Company firmosi marrëveshjen për të qenë distributori zyrtar i “Land Rover” në Shqipëri. Ky ekskluzivitet i shtohet markave të tjera të njohura si Ford and BRP. AMC është një kompani private që operon në tregun shqiptar që prej katër vjetësh dhe një nga koncensionarët me më shumë marka ekskluzive. Kjo kompani i shërben tregut shqiptar me modelet më të fundit të këtyre markave dhe servisin për to. “Land Rover” është prodhuesi i një prej makinave më të lakmuara të motoristëve, modelet e të cilit ofrojnë si luks e komoditet, ashtu dhe siguri dhe funksionalitet në të gjitha terrenet. Kompania njihet si lider në prodhimin e automjeteve 4x4 dhe ka arritur të hedhë në treg mbi 4 milionë makina që nga themelimi i saj. Në total kompania prodhon mbi 200.000 makina në vit. Sipas drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompanie, Ilia Çili, ardhja në Shqipëri e “Land Rover” është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të apasionuarit e kësaj marke për të pasur modelet më të reja me çmime shumë të favorshme dhe më të ulëta se ato që ofrohen nga koncensionare të paautorizuara nga “Land Rover”.