Lanë para në lojërat e fatit, e grabisin
TEPELENE - Policia e Tepelenës arrestoi dy të rinj pak orë pasi ata kishin grabitur një lokal për lojëra fati në qendër të qytetit. Admir Veizaj dhe Endri Xhezaj të dy 18-vjeçarë, mësohet se mbrëmjen e së hënës, kanë grabitur 100 mijë lekë si dhe 370 euro në lokalin pronë e T.C. Godina ishte pikasur për t'u sulmuar, pasi dy adoleshentët pohuan se kishin lënë shumë para sidomos tek makinat elektronike. Inati i mbledhur prej muajsh, shpërtheu kur Veizaj dhe Xhezaj, qëlluan me gurë xhamat e lokalit dhe më pas hapën kasafortat për të marrë të hollat që gjendeshin brenda tyre. Pas arrestimit, policia sekuestroi 67 mijë lekë si dhe 60 euro. Sasia jo e plotë e të hollave është justifikuar nga të rinjtë, se ato janë konsumuar gjatë orëve të para të ditës së djeshme, para se të arrestoheshin. p.n